Qytetarët solidarë do të mbështesin sonte familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë më 15 prill të këtij viti pasi shtëpitë e tyre u shembën. Atëherë administrata komunale siguroi se po u ofron ndihmë të plotë qytetarëve. Në orën 7:00 të mbrëmjes ata do të mblidhen në vendin e shtëpive të shembura dhe do të kalojnë natën atje për të treguar empati për mbi 200 të dëmtuar.Në një letër drejtuar mediave, aktivistët deklaruan se njerëzit humbën shtëpitë e tyre për shkak të arbitraritetit të kryetarit të bashkisë “Ilinden” Emill Brançevski, i cili urdhëroi shembjen e strukturave të paligjshme pavarësisht vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që e ndalonte këtë të ndodhte përpara se banorëve t'u ofrohej strehim alternativ. Që më 15 prill nga Komuna “Ilinden” njoftuan se 4 familje nga ndërtesat pa leje u strehuan në një lagje tjetër të kryeqytetit - "Botunec". Atëherë, kryetarja e distriktit Kremikovci Lilija Donkova, ku ndodhet "Botunec", në një letër drejtuar medias shprehu "mospajtim kategorik me strehimin e romëve nga ndërtesat e shembura në "Botunec". Për BTA-në ajo shpjegoi, se aty ka mjaftueshëm romë që janë pjesë e popullsisë dhe se ata e njohin njëri-tjetrin dhe kur vijnë më shumë romë tek ata, menjëherë fillon një luftë midis vendasve dhe të huajve.
Edhe pse bashkia “Ilindien” njoftoi strehim të përkohshëm për njerëzit në qendrat e krizave, disa prej tyre mbetën në tenda pranë rrënojave. Të pastrehët dhe qytetarët që i mbështesin janë të shqetësuar për kërcënimin se do të dëbohen nesër nga një kompani private sigurie.
Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..
Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Tridhjetë grupe nga e gjithë vendi marrin pjesë në edicionin jubilar të dhjetë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Ritmi i Bullgarisë” nëqytetin e Bullgarisë Veri-Qendrore Lloveç. Ato do të performojnë në skenën në lagjen "Varosha", njoftoi BTA..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Një nga seria e degëve të reja të ofruara nga Universiteti Teknik është inxhinieria hapësinore. Dega është në anglisht dhe u krijua vitin e kaluar,..
Sot (23 qershor) dhe nesër (25 qershor), Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov do të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Bashkimit Evropian..