Sofja plotësoi edhe kriterin e fundit për hyrjen në eurozonë. Pas përmbushjes së kriterit të inflacionit, do të publikoheshin edhe të dhënat e deficitit buxhetor për vitin 2024, sipas metodologjisë së BE-së.
Në vitin 2024, sektori institucional “Qeveria e Përgjithshme” ka një deficit buxhetor prej 6,158 miliardë levash (3 miliardë euro), ose 3% e PBB-së, sipas të dhënave paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Eurostat. Kjo mbulon edhe kriterin e deficitit, i cili nuk duhet të kalojë 3 për qind të PBB-së.
Mesatarisht, deficiti buxhetor në vendet e BE-së vitin e kaluar ishte 3.2%, njoftoi Eurostat. Rumania ka deficitin më të madh – 9.3% të PBB-së, Polonia - 6.6% dhe Franca - 5.8%. Danimarka ka një suficit buxhetor prej +4.5%, Irlanda dhe Qiproja janë me +4.3% dhe Greqia me +1.3%.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Bullgaria, Bashkimi Evropian, shekulli XXI, viti 2025. Më shumë se 260 mijë njerëz në vendin tonë, në fund të muajit gusht, janë pa ujë ose përballen me kufizime të rënda në furnizimin me ujë. Shembulli më domethënës vjen nga qyteti i Plevenit (në..
Në hartën botërore të bujqësisë biologjike, Bullgaria nuk është thjesht një pikë, por një mozaik i larmishëm produktesh ushqimore që mbajnë aromën dhe shijen e natyrës së paprekur. Nga sipërfaqet tona të certifikuara bio nisen kultura të kërkuara në..
Mbi 936 000 pensionistë në Bullgari marrin pensione minimale. Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore, mbi gjysmë milioni prej tyre kanë një pension minimal për kohëzgjatjen e shërbimit dhe moshën, i cili vitin e kaluar..