Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit, me vranësira të shpërndara në rajonet verilindore. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira. Reshje të shkurtra do të ketë kryesisht në gjysmën lindore të vendit. Në Rrafshin e Danubit pothuajse nuk do të ketë reshje. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 22 dhe 27°, në kryeqytet - rreth 22°.
Deri në mesditë do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira me shi. Do të ketë reshje të shkurtra shiu me shtrëngata. Më intensive do të jenë në lindje dhe në masivin Rilla-Rodope. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë rreth 16°, në 2000 metra - rreth 8°.
Në bregdetin e Detit të Zi në orët e mëngjesit do të mbajë mjegull. Gjatë ditës do të mbajë vranësira. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 19 dhe 21°. Temperatura e ujit të detit është 11-13°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..
Shuma neto e pagës minimale nga viti 2026 do të jetë 970 leva (467 euro), ndërsa brutoja – 1287 leva (620 euro). Ajo do të jetë më e ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi për bTV Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së..
Deri më 10 tetor, anija çminuese bullgare “Shkvall” dhe anijet e Grupit Detar Kundër Minave në Detin e Zi do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe Poseidon-25, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aktivizimi i shtatë i Grupit Detar Kundër Minave në..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..