Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit, me vranësira të shpërndara në rajonet verilindore. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira. Reshje të shkurtra do të ketë kryesisht në gjysmën lindore të vendit. Në Rrafshin e Danubit pothuajse nuk do të ketë reshje. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 22 dhe 27°, në kryeqytet - rreth 22°.
Deri në mesditë do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira me shi. Do të ketë reshje të shkurtra shiu me shtrëngata. Më intensive do të jenë në lindje dhe në masivin Rilla-Rodope. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë rreth 16°, në 2000 metra - rreth 8°.
Në bregdetin e Detit të Zi në orët e mëngjesit do të mbajë mjegull. Gjatë ditës do të mbajë vranësira. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 19 dhe 21°. Temperatura e ujit të detit është 11-13°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..