Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia dhe Ballkani i paqëndrueshëm janë një kërcënim për sigurinë kombëtare

Foto: BGNES

Kërcënimet kryesore për sigurinë kombëtare të Bullgarisë janë Rusia dhe paqëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare për vitin 2024.

Në Bullgari, në vitin 2024, dy agjentë të inteligjencës ruse me identitete të rreme u zbuluan dhe u neutralizuan. Një nëpunës civil bullgar nga sektori i "Bashkëpunimit Ndërkombëtar" të policisë është ndaluar për dhënien e informacionit shërbimeve ruse. 19 të huaj të dyshuar për lidhje me inteligjencën ruse janë identifikuar dhe përfshirë në listën e personave të padëshiruar në vend.

Raporti i Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare paraqet një pamje veçanërisht shqetësuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili mbetet një zonë paqëndrueshmërie dhe rreziqesh në rritje për Bullgarinë. Agjencia paralajmëron konkretisht për ndikimin negativ mbi komunitetet bullgare në disa vende të Ballkanit, thuhet gjithashtu në dokumentin, të cituar nga BGNES.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II

Sofja është mikpritëse e "Procesit Akaba" me fokus sigurinë në Ballkan

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II po presin takimin e nivelit të lartë “Procesi Akaba” me fokus Ballkanin, në të cilin marrin pjesë afro 30 delegacione të kryesuara nga krerë shtetesh, përfaqësues të qeverive,..

botuar më 25-04-04 4.29.MD
Rosen Zheljazkov

Qeveria mbetet intolerante ndaj korrupsionit

Qeveria do të mbetet intolerante ndaj çdo forme korrupsioni. Këtë e tha kryeministri Rosen Zheljazkov nga foltorja parlamentare me rastin e hetimit të Prokurorisë Evropiane për zgjerimin e objektit nëntokësor të depozitimit të gazit..

botuar më 25-04-04 11.14.PD
Rosen Zheljazkov

Votimi i mosbesimit ndaj qeverisë së Zheljazkovit nuk kaloi siç pritej

Votimi i parë i mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov ishte, siç pritej, i pasuksesshëm. 150 deputetë hodhën poshtë mocionin e mosbesimit të grupeve parlamentare të "Vëzrazhdane", MEÇ dhe "Veliçie" për dështim në politikën e jashtme. Në..

botuar më 25-04-03 3.21.MD