Në fillim të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rosen Zheljazkov kërkoi që sistemi i paralajmërimit BG-Alert të vihet në funksion brenda 10 ditëve. "10 ditë, kolegë, pas kësaj nuk ka justifikim. Edhe një herë, ne zbulojmë se sistemet e krijuara me fonde publike - për shkak të konsideratave departamentale ose të tjera, nuk funksionojnë kur është koha, vendi dhe rasti që ato të funksionojnë.Menaxhimi është një sintezë e ndarjes së informacionit dhe sistemeve. Nuk ka asnjë mënyrë për të feudalizuar një sistem dhe për t'i bërë të gjithë të mbajnë informacionin e tyre për vete. Justifikimi nuk mund të jetë se disa njerëz nuk kanë kaluar trajnime", tha gjithashtu Zheljazkov. Arsyeja e këmbënguljes së kryeministrit është se gjatë përmbytjeve të fundit në vend, sistemi i paralajmërimit të hershëm nuk u aktivizua. Sistemi shfrytëzon mjedisin e komunikimit të Rrjetit të Unifikuar të Komunikimeve Elektronike ndërdepartamentale.
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..