Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Reliktet e Shën Gjergjit Fitimtar vizitojnë kishën "Shën Athanasi i Madh" në Gorni Llozen

Foto: Facebook /Mali i Shenjtë - Athos

“Nëse ka besim të fortë dhe lutje, shenjti do të të ndihmojë dhe do ta çojë lutjen tënde te Zoti”, është i bindur at Georgi Markov nga kisha në fshatin Gorni Llozen të Sofjes, dhe shton se shumë herë ka parë mrekullitë që Shën Gjergji bën edhe sot. 
Reliktet e Shën Gjergjit Fitimtar janë ekspozuar për adhurim në kishën "Shën Athanasi i Madh" në Gorni Llozen. Ato vijnë nga qyteti grek Nigrita, ku ruhen në një kishë që mban emrin e shenjtit. Një pjesë nga dora e djathtë e Shën Gjergjit arrin në fshat për herë të dytë. Herën e parë ishte në vitin 2023, kur reliket u ekspozuan njëra pas tjetrës për adhurim në kishën "Shën Sofija", dhe më pas edhe në kisha ortodokse në Gorni Llozen, Ginci, Breznik dhe Pernik.

Reliket e Shën Gjergjit në kishën e Shën Athanasit të Madh (2023)
Nga data 2 maj deri në 6 maj, kisha "Shën Athanasi i Madh" është e hapur pothuajse gjatë gjithë natës dhe ditës, që besimtarët të mund të bëjnë lutje për shëndet dhe mirëqenie. Sipas at Georgi Markov nga kisha në fshatin Llozen, arsyeja për vizitën e dytë të relikteve është se shenjti edhe sot ndihmon besimtarët, dhe mrekullitë që ndodhin shpesh i habisin edhe mjekët. 
“Ne kemi relike të shenjtorëve të ndryshëm në shumë vende në Bullgari – në manastiret e Rozhenit dhe të Gllozhës, këtu te unë në fshatin Llozen, por edhe në shumë vende të tjera ka relike të Shën Gjergjit. Këtu megjithatë flasim se shumë i rëndësishëm është besimi me të cilin afrohemi ndaj tyre! Nëse ka besim të fortë dhe lutje, shenjti do të të ndihmojë dhe do ta çojë lutjen tënde te Zoti. Atëherë do të ndihmohesh! Por nëse i afrohemi me dyshim dhe besim sipërfaqësor, nuk ka si të marrim atë që kërkojmë!”, është i vendosur at Georgi. 

At Georgi Markov
At Georgi Markov shton se edhe sot shumë besimtarë me sëmundje të ndryshme e marrin në telefon me shpresën për të gjetur ndihmë, dhe vetë ai disa herë ka transportuar me makinën e tij vetjake njerëz me lëvizshmëri të kufizuar deri te kisha ortodokse “Shën Gjergji” në qytetin grek Nigrita, që të luten te reliket e shenjtit për shërim. Për një nga këto raste ai rrëfen: 
“Kemi këtu një njeri të ri, rreth 45 vjeç. Kishte lexuar diku që reliket kishin ardhur dhe erdhi me nënën e tij për t’i adhuruar. Ai është një nga ata njerëz që i çova me makinën time vetjake. Kishte një sëmundje onkologjike. Me at Georgin nga kisha në Nigrita bëmë një lutje përpara shenjtit dhe u lutëm për shërimin e këtij njeriu. Dhe pas 20 ditësh ai erdhi në kishë me analiza dukshëm më të mira. Tani gjithçka ka përfunduar. Është gjallë dhe me shëndet të mirë! Folëm para Pashkëve.” 


Rastet me shërime, sipas at Georgit nga fshati Gorni Llozen, nuk janë aspak të pakta. Ai ndan se një pjesë e madhe e tyre janë të përshkruara në dokumentacion të gjerë, përfshirë edhe atë mjekësor, që ruhet nga at Georgius Kerembekis në kishën “Shën Gjergji” në qytetin grek Nigrita. 



“Madje ka një mrekulli shumë interesante, e cila ka ndodhur në Nigrita. At Georgi tregoi për një grua – e sëmurë me kancer, e cila hyn në kishë për lutje dhe thotë: ‘At Georgi, nesër do të shkoj për operacion rreth orës 8 të mëngjesit. Analizat e mia nuk janë të mira.’ Ata nxjerrin reliket dhe lexojnë lutje drejtuar shenjtit. Të nesërmen në mëngjes gruaja shkon në spital. Fillojnë përgatitjet për operacionin, duke i bërë fillimisht analizat. Del që vërtet ka ndodhur një mrekulli! Analizat tregojnë se nuk ka asnjë dyshim për sëmundje onkologjike. Në të njëjtën kohë, në të cilën konstatojnë që tumori është zhdukur, prifti i dytë – Vasili, i cili shërben bashkë me at Georgin, hyn në kishë dhe ndjen që përhapet një aromë e mirë. I telefonon at Georgit dhe e pyet nëse ka ardhur ndonjë punëtore, që të pastrojë dyshemenë ose ikonat me ndonjë solucion, por at Georgi i përgjigjet se askush nuk ka hyrë në kishë. Më vonë, duke hyrë në altarin e kishës, at Vasili konstaton që aroma e mirë vjen nga vetë reliket e Shën Gjergjit. Dhe kur gjatë ditës vjen edhe gruaja, për të falënderuar për mrekullinë që ka ndodhur, kuptojnë se në atë orë kur në spital u konstatua se ajo ishte plotësisht e shëndetshme, kisha ishte mbushur me aroma. Përfytyroni çfarë ka ndjerë ajo grua, së cilës, siç thuhet, i kishin mbetur pak ditë për të jetuar!” 



At Georgi Markov përfundoi duke thënë se mrekullitë ndodhin përditë dhe se madje edhe profesionet që i zgjedhim nuk do të mund t’i ushtronim, nëse pas tyre nuk qëndron “lejimi i Zotit dhe hiri i Shpirtit të Shenjtë.” Prifti dha urimin e tij: Zoti të dhurojë shëndet, dashuri, paqe dhe qetësi shpirtërore për secilin, dhe Shën Gjergji Fitimtari të mbrojë Bullgarinë dhe të gjithë bullgarët! 

Fotografi: Mali i Shenjtë - Athos, BTA, svetiatanasiiveliki.com

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cvetan Spasov, Smilen Vëllov dhe Dimitër Koparov

Gjithnjë e më shumë bullgarë duan të kthehen në atdhe

Vërehet një tendencë e qëndrueshme për kthimin e bullgarëve nga jashtë, u bë e ditur gjatë forumit “Evropa është me mua”, organizuar nga Autoriteti Menaxhues i Programit “Zhvillimi i burimeve njerëzore” pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale,..

botuar më 25-10-21 3.49.MD

Jeta e bullgarëve në Patagoni është një rrëfim për traditat dhe kujtesën e përbashkët

Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj dite e mbajnë Bullgarinë në zemrat e tyre. Ndër ta është Cenka Genova, me origjinë nga Trojani, e cila..

botuar më 25-10-21 7.30.PD
Hungaria, vitet '30 të shekullit të 20-të

Bullgarët në Hungari me një festë të dyfishtë – Ditën e Miqësisë dhe marrjen e certifikatës së UNESCO-s për traditën e tyre të kopshtarisë

17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e Kopshtarisë Bullgare në Hungari në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ky..

botuar më 25-10-19 9.05.PD