Të nderuar miq, në fillim të programit tonë të sotëm festiv më 6 maj Sindi Nikollofski do t’ju takojë me një nga krijuesit bullgarë më të spikatur, më të talentuar dhe më aktivë me emrin Georgi - me dirigjentin, kompozitorin dhe gajdexhiun virtuoz Georgi Andreev.
Pas kësaj, do t’ju ofrojmë intervistën e Kostandina Bellos me Antoni Kurtin nga minoriteti bullgar në fshatin e Ostrenit të Madh të Shqipërisë, i cili na tregoi për disa nga festat vendase në vendlindjen e tij. Meqenëse shumica e popullsisë është myslimane, festa më e madhe është Bajrami, por është interesante se Dita e Shën Gjergjit gjithashtu festohet dhe është një nga festat e dashura të bashkëfshatarëve të tij në rajon.
Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë një kompozim të Georgi Andreevit – “Shën Gjergji i vendos potkoi kalit” në interpretim të Mariana Cvetanovës dhe Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, me dirigjent Hristofor Radanov.
Radio Bullgaria përshëndet të gjithë miqtë e saj që festojnë sot Ditën e Shën Gjergjit!
Në fillim të programit të Radio Bullgarisë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në minutat për muzikë do të keni mundësinë të dëgjoni këngën më të re të muzikantit Teodor Harallambiev, titulluar "Treni i Fundit". Ju urojmë minuta të këndshme! 01.37 –..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën "Harresë", bazuar në tekstin e vjershës së Elisaveta Bagrjana. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:36-..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas në rubrikën tonë "Shoqëri" do tju tregojmë për librin e docent Spas Tashev, i cili flet për origjinën e harruar bullgare të bashatdhetarëve tanë nga Shqipëria dhe Kosova. Në..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën "Hije", të..