Për të nëntin vit radhazi, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve organizon fushatën “I numërojmë harabelat”. Ajo zhvillohet këtë të shtunë - 3 maj dhe kushdo mund të marrë pjesë duke regjistruar numrin dhe llojet e harabelave të vëzhguara në faqen e internetit birds.bg.Për këtë qëllim, është e nevojshme të zgjidhni një vendndodhje specifike (hapësirë ndërblloqe, kopsht, oborr, park, etj.) dhe të numëroni harabelat e vëzhguara vetëm për 10 minuta midis orës 9:00 dhe 12:00. Është gjithashtu e rëndësishme të tregohet nëse nuk ka harabela në vendin specifik.

Misioni i fushatës është të vlerësojë statusin e tri llojeve më të zakonshme të harabelave - atij shtëpiak, atij fushor dhe atij spanjoll. Numërimi do të ndihmojë në përcaktimin jo vetëm të numrit të tyre në habitatet ku gjenden këta zogj urbanë, por edhe të vendeve të jetesës që preferojnë dhe se cilat lloje harabelash mbizotërojnë në vendin tonë. Fushata zhvillohet çdo vit për të përcaktuar se cilat janë tendencat afatgjata në popullatat e tyre dhe nga çfarë varen ato.
Foto: vrabcheta.bgKomisioni Evropian pret nga Bullgaria që të marrë sa më shpejt një qëndrim dhe të bëjë një vlerësim të pasojave të mundshme për rafinerinë e “Lukoil”-it në Burgas, pas vendosjes së sanksioneve amerikane ndaj kompanisë ruse. Këtë e bënë të ditur për..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë kushte për dukshmëri të reduktuar. Gjatë ditës do të mbajë kryesisht mot me diell. Do të fryjë..
Shuma e pagës minimale nga 1 janari 2026 do të jetë më e ulët se ajo e parashikuar në Kodin e Punës. Këtë e tregon projektbuxheti i sigurimeve shoqërore, të cilin disponon BNR “Horizont”. Sipas informacioneve tona, paga minimale do të jetë 605 euro,..
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis..
Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët..
Brenda një muaji nga fillimi i kontrollit të shpejtësisë mesatare në 12 segmente rrugore të vendit, kamerat e Administratës Kombëtare të Tarifave..