Për të nëntin vit radhazi, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve organizon fushatën “I numërojmë harabelat”. Ajo zhvillohet këtë të shtunë - 3 maj dhe kushdo mund të marrë pjesë duke regjistruar numrin dhe llojet e harabelave të vëzhguara në faqen e internetit birds.bg.Për këtë qëllim, është e nevojshme të zgjidhni një vendndodhje specifike (hapësirë ndërblloqe, kopsht, oborr, park, etj.) dhe të numëroni harabelat e vëzhguara vetëm për 10 minuta midis orës 9:00 dhe 12:00. Është gjithashtu e rëndësishme të tregohet nëse nuk ka harabela në vendin specifik.

Misioni i fushatës është të vlerësojë statusin e tri llojeve më të zakonshme të harabelave - atij shtëpiak, atij fushor dhe atij spanjoll. Numërimi do të ndihmojë në përcaktimin jo vetëm të numrit të tyre në habitatet ku gjenden këta zogj urbanë, por edhe të vendeve të jetesës që preferojnë dhe se cilat lloje harabelash mbizotërojnë në vendin tonë. Fushata zhvillohet çdo vit për të përcaktuar se cilat janë tendencat afatgjata në popullatat e tyre dhe nga çfarë varen ato.
Foto: vrabcheta.bgDyzet e nëntë për qind e inxhinierëve dhe shkencëtarëve të punësuar në vendin tonë janë gra, u bë e qartë në tryezën e rrumbullakët "Gratë në Inovacion" të mbajtur në Sofje. Në sektorin e teknologjisë, 27% e specialistëve të IT-së janë gra, gjë që na..
Këshilli Bashkiak në Karllovo vendosi të fillojë procedurën për ndryshimin e statusit të pronës në të cilën është planifikuar ndërtimi i një fabrike baruti dhe municionesh - në bashkëpronësi të “Vazovski Mashinostroitellni Zavodi” – VMZ (Fabrikat e..
Asambleja Kombëtare ka anuluar veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet në ligjet mbi agjencitë shtetërore "Inteligjenca" dhe "Operacionet Teknike", raportoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Ata i hoqën kreut të shtetit të drejtën për të emëruar dhe..
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis..
Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët..
Brenda një muaji nga fillimi i kontrollit të shpejtësisë mesatare në 12 segmente rrugore të vendit, kamerat e Administratës Kombëtare të Tarifave..