Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partia "Vëzrazhdane" po përgatit një votë të tretë mosbesimi kundër kabinetit "Zheljazkov"

Foto: BGNES

Partia “Vëzrazhdane” po fillon bisedimet për paraqitjen e një mocioni të tretë mosbesimi kundër qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi deputeti Conço Ganev. Partia u ka dërguar një ftesë dy grupeve parlamentare – MEÇ (“Moralit, Unitetit dhe Nderit) dhe “Veliçie” (“Madhëria”) .

“Do të propozojmë një temë për votimin e ardhshëm të mosbesimit bazuar në politikën financiare të qeverisë, por do të dëgjohen edhe mendimet e grupeve të tjera parlamentare”, tha deputeti. Sipas fjalëve të tij, kabineti nuk po e ndihmon vendin tonë në momentin e vështirë në të cilin po ndodhemi.

Partia ka zhvilluar bisedime me përfaqësues të "Demokracisë, të Drejtave dhe Lirive" - ​​DPS, nga të cilat u bë e qartë se ata do të mbështesin një votë mosbesimi, por nuk do të jenë midis propozuesve. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) janë në pushtet, ata mbështesin buxhetin, votojnë “kundër”, ose nuk votojnë fare në një votë mosbesimi”, shtoi Conço Ganev.

Deri më tani, janë bërë dy përpjekje për të rrëzuar kabinetin – njëra me iniciativën e “Vëzrazhdane” dhe tjetra – me propozim të MEÇ.

Grupi parlamentar i “Veliçie” nuk do t’i përgjigjet ftesës së “Vëzrazhdane” për bisedime mbi votimin e ri të mosbesimit të kërkuar, u tha gazetarëve lideri Ivelin Mihajllov. Sipas fjalëve të tij, partia do të iniciojë vetë një votë mosbesimi.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..

botuar më 25-10-24 7.35.MD

Zheço Stankov: Janë siguruar karburante deri në fund të vitit

Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..

botuar më 25-10-24 5.22.MD

Kabineti propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit të Sigurisë Kombëtare te Administrata Presidenciale

Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..

botuar më 25-10-24 2.52.MD