Urime Papës së ri Leoni XIV! Le të punojë me mençuri dhe përkushtim për një botë më paqësore dhe dialog midis të gjithëve, shkroi kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov në "X" me rastin e zgjedhjes së kreut të ri të Vatikanit dhe të bashkësisë katolike romake në botë.
"Uroj katolikët në vend dhe në mbarë botën për zgjedhjen e Shenjtërisë së Tij Papa Leoni XIV", shkroi Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në Facebook. Ai i uroi Papës së ri mençuri,
Kryetarja e Parlamentit, Natalija Kiselova, gjithashtu uroi kreun e sapozgjedhur të Kishës Katolike Romake. Kisellova shpreh besimin e saj se në aktivitetet e tij si bari shpirtëror i bashkësisë më të madhe të krishterë në botë, ai do të hasë gjithmonë mbështetjen e sinqertë dhe miqësore të popullit bullgar.
Në fjalimin e tij të parë nga Vatikani, Papa i 267-të bëri thirrje për paqe, për ndërtimin e urave dhe shprehu besimin se e keqja nuk mund të mbizotërojë.
Papa Leo XIV u zgjodh si kreu i Kishës Katolike Romake më 8 maj, pas vdekjes së Papës Françesk muajin e kaluar.
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili mbështetet nga një bashkim prej 24 mediash publike evropiane. Grozev, i cili është drejtor i platformës..
Me një koncert të kuartetit "Sllavej" të krijuar nga këngëtarja popullore Nadka Karaxhova dhe një bisedë rreth problemeve urgjente të bashkatdhetarëve tanë në Krahinat Perëndimore ( rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi..
Çdo ditë pranohen mbi 200 aplikime në kuadër të projektit "Unë zgjedh Bullgarinë", që synon kthimin e bullgarëve jashtë vendit për vendosje të përhershme në Bullgari, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov. Vetëm në 24 orët e..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime..