Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtyrja e tregut të lirë të energjisë elektrike për familjet – cilat do të jenë efektet për bullgarët?

Foto: pixabay

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, pra mundësia për të hyrë në shkëmbimin e lirë të energjisë elektrike, në të cilin ndërmarrjet kanë marrë pjesë prej vitesh, po shtyhet. Të paktën për tani. 

Reforma duhej të hynte në fuqi më 1 korrik të këtij viti, pas një shtyrjeje fillestare prej 365 ditësh nga ana e deputetëve gjatë vitit të kaluar 2024. Në fund, të paktën në leximin e parë, Kuvendi Popullor pranoi: liberalizimi i energjisë elektrike për familjet po shtyhet, por ende nuk është e qartë deri kur. 



Propozimet mbi këtë çështje ishin tre – dy nga partitë në pushtet dhe një nga opozita. BSP propozoi që periudha e shtyrjes të jetë 2 vjet, "Ka një popull të tillë" dëshiron që ajo të jetë 5-vjeçare, ndërsa "Rilindja", propozimi i së cilës u refuzua, dëshironte që çmimet të mbeten të fiksuara edhe për një dekadë përpara. Në fund, para leximit të dytë të ndryshimeve ligjore, do të kërkohet një variant kompromisi midis dy propozimeve të para. 

Arsyeja kryesore për këto lëvizje politike është opinioni publik mbizotërues kundër liberalizimit dhe frikërat e shumë ekspertëve se ajo mund të çojë në një rritje të mprehtë të çmimeve të energjisë elektrike. Nga ana tjetër, ajo është një kusht për Bullgarinë për të marrë financim nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri dhe vendi ynë ka marrë një angazhim ndaj Komisionit Evropian për të futur tregun e lirë për familjet. Pra, kjo është një parakusht për sanksione nga Brukseli. 

Cilat do të jenë pasojat e vendimit të përfaqësuesve të popullit? Pyetëm ekspertin e energjisë, kryetarin e Forumit Bullgar të Energjisë dhe Minierave dhe ish-deputetin Ivan Hinovski. 

Ivan Hinovski

"Për shkallën e gatishmërisë së energjetikës sonë dhe sistemit, ky është një hap që mbron nga një rritje e shpejtë e çmimeve për familjet. Sepse, megjithëse çmimet në bursat në Evropë po bien dhe janë të qëndrueshme, kjo pashmangshëm do të shkaktojë një rritje të çmimeve me 10-15%. Është një hap në drejtimin e duhur, 1 ose 2 vjet nuk janë fatale, por kjo është një shenjë negative ndaj Evropës", theksoi eksperti. 

Me një qasje të mirë nga ana e qeverisë bullgare dhe një arsyetim të mirë përse po shtyhet kalimi në tregun e lirë, sanksionet nga Brukseli mund të na shmangen, mendon Ivan Hinovski. 

"Varet në masë të madhe nga mënyra se si do të arsyetohet. Nëse kjo përdoret si argument – Bullgaria është në një proces kalimtar të investimeve shumë të rënda – Centrali hidroakumulues me pompim "Çaira", centrale të tjera hidroakumuluese me pompim, ndërtimi i fotovoltaikëve, centrale të reja bërthamore… Komisioni Evropian do ta kuptonte. Megjithatë, nuk përjashtohet që të na hapet edhe një procedurë ndëshkuese." 

Centrali hidroakumulues me pompim

Në fund, kalimi në tregun e lirë është një hap pozitiv, është i bindur eksperti i energjisë dhe shton: "Para kësaj, megjithatë, është e nevojshme një fushatë masive informuese për popullatën për mënyrën se si të përdorë në mënyrë optimale përparësitë që ai ka. Por më e rëndësishmja – të krijohet një mekanizëm për të kompensuar  familjet në nevojë nga energjia". 

Shumica e njerëzve, konstatojmë me një sondazh të improvizuar, nuk janë veçanërisht të njohur me çështjen. 



Takojmë edhe Anton Naçev, 30 vjeç, por tashmë doktor në shkencat politike nga Universiteti i Sofjes. I riu nuk shqetësohet nga një rritje e mundshme e çmimeve të energjisë elektrike. 

"Hipotetikisht kjo do të ishte e mundur, nuk mendoj se ajo që do të arrijë te konsumatorët përfundimtarë do të ndjehet prej tyre si një rritje e mprehtë e çmimeve. Dhe në fund të fundit, mund të shihni statistikat nga Eurostat dhe Komisioni Evropian, sipas të cilave të ardhurat e njerëzve, pak a shumë, po rriten në bazë të përgjithshme", është optimist Anton. 



Në fund të fundit – po, me të vërtetë është e nevojshme një fushatë informuese për çështjen nga ana e shtetit, siç tregoi edhe sondazhi ynë modest. Nevojitet edhe vullnet politik. Dhe çfarë do të vendosin përfundimisht deputetët – as ata për momentin nuk janë të qartë. Në periudhën dyjavore para se projektligji të hyjë në leximin e dytë, duhet të sqarohen momentet kyçe – si për çfarë periudhë do të shtyhet liberalizimi, ashtu edhe mekanizmi për përcaktimin e nevojës energjetike. Parashikohet që tashmë jo drejtpërdrejt KRRE, por Këshilli i Ministrave pas një raporti nga rregullatori i energjisë të përcaktojë çmimet përfundimtare. 

Fotografi: Pixabay, BGNES, BTA

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Shqipëria drejt një kapitulli të ri ekonomik

Në Sofje, më 30 tetor 2025, u zhvillua Takimi Ekonomik për Investime Shqipëri–Bullgari, një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje dhe Dhomës Bullgaro-Shqiptare të Biznesit. Ngjarja, e mbajtur në ambientet e Hotel..

botuar më 25-10-31 3.55.MD

Euroja nuk do të ndryshojë çmimet e pasurive të paluajtshme pas 1 janarit 2026

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka qenë në eurozonë për një kohë të gjatë. Çmimet nuk do të pësojnë ndryshime të rëndësishme pas futjes së monedhës së përbashkët. Kjo u tha nga financieri Levon Hamparcumjan në Konferencën e 11-të Kombëtare..

botuar më 25-10-31 11.28.PD

Rritja ekonomike e pritur për vitin 2025 do të jetë 3%, borxhi i vendit po rritet gjithashtu

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 3 për qind këtë vit. Në vitin 2026, shkalla e rritjes do të ngadalësohet në 2.7 për qind, parashikon Ministria e Financave në Parashikimin e saj Makroekonomik të Vjeshtës. Analiza është ngarkuar në faqen e..

botuar më 25-10-31 9.33.PD