Prima e operës Gabriella Georgieva është "Muzikantja e Vitit 2024" në sondazhin kombëtar të programit të muzikës klasike "Allegro Vivaçe" të Radios Kombëtare Bullgare. Solistja e Operës së Sofjes është ndër sopranot kryesore në vendin tonë. Ajo performon në festivale ndërkombëtare muzikore dhe merr pjesë në shfaqje operistike në skenat muzikore botërore.
Çmimet u dorëzuan në një ceremoni solemne në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare. Koncerti gala ishte nën patronazhin e Kryetares së Kuvendit Popullor, Doc. Natalija Kisellova.
Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare u dallua gjithashtu me çmimin "Ansambli i Vitit 2024". Orkestra Simfonike e Radios, e cila, me idenë e dirigjentit kryesor Konstantin Ilievski, ekzekuton vepra të kompozitorëve bullgarë për sezonin e dytë, lexoi një deklaratë proteste kundër financimit të pamjaftueshëm të Radios Kombëtare Bullgare dhe pagave fyese të ulëta në institucion.
Dëgjuesit ia dhanë çmimin "Pedagogia e Muzikës e Vitit 2024" primës së operës Rajna Kabaivanska, dhe një nga studentet e saj të talentuara, sopranoja Aleksandrina Mihajllova, mori çmimin "Muzikantja e Re e Vitit 2024".
Bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Desisllava Radeva, ia dorëzoi çmimin "Muzikë në vend të rrugës" mësueses së muzikës me përvojë të gjatë në qytetin Sliven, Radka Kuseva.
Së fundmi, pianisti i talentuar 17-vjeçar Ivajllo Vasilev mori çmimin special në mbështetje të një muzikanti të ri "Ollga Kamburova", fituesi i të cilit përcaktohet nga ekipi "Allegro Vivaçe".
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova, BNRBellosllava do të mbyllë faqet e verës dhe do të hapë faqet e sezonit vjeshtë-dimër me një koncert special më 18 shtator në Kinemanë Kabana në Sofje. Pranë saj në skenë do të jenë Zhivko Petrov - piano, Dimitër Semov - bateri, Dimitër Karamfillov..
Në Ditën e Sofjes, ju ftojmë të bëni një shëtitje përgjatë bulevardeve të saj dhe ta shihni qytetin ashtu siç e pa Mihaill Bellçev plot 50 vite më parë – në vitin 1975. Mihaill Bellçev kompozoi muzikën mbi vargjet e poeteshës Mirjana Basheva. Në..
Një nga fytyrat më të njohura të skenës muzikore austriake – e lindura në Plovdiv Donka Angëçeva, prej disa vitesh është pjesë e rrethit prestigjioz të artistëve të markës së famshme Bösendorfer Artists, midis të cilëve janë pianistë legjendarë si..
Papi Hans po ngroh vjeshtën e ftohtë me këngën e tij të re me ritme latine “E pafajshme”. Ajo vjen pas një serie baladash dhe është kënga e parë..