Me një koncert të madh, nxënësit e Shkollës Bullgare të së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel do të shënojnë fundin e vitit shkollor dhe festën më bullgare - Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit Bullgar, Arsimit dhe Kulturës, si dhe të Letërsisë Sllave.
"Këtë vit jemi veçanërisht të lumtur sepse 24 Maji bie të shtunën dhe mësimet tona zhvillohen kryesisht atëherë - thotë drejtoresha e shkollës, Miglena Dikova-Millanova. - Tradicionalisht, ne festojmë fundin e vitit shkollor jo në ndërtesën e shkollës, por në një kompleks në Ukël, në një sallë të veçantë me një skenë të përshtatshme për shfaqjet tona. Të gjithë nxënësit marrin pjesë në program, dhe shfaqjet janë të larmishme - këngë, poezi, shumë valle, prezantime. Shkolla mban emrin e poetit lirik bullgar Pejo Javorov dhe ne zakonisht e nderojmë atë duke lexuar poezitë e tij, dhe nxënësit e klasave të larta përgatisin një recital ose prezantim special.”
Studiot e vallëzimit dhe teatrit do të marrin pjesë aktive në program. "Për mua, shfaqjet janë gjithmonë shumë interesante sepse fëmijë të moshave të ndryshme marrin pjesë në to dhe është shumë interesante të shohësh se si ka dalë një shfaqje e caktuar", vëren drejtoresha.
Aktualisht, Shkolla Bullgare e së Dielës në Bruksel, e cila ka mbi 30 vjet histori, edukon 360 fëmijë - nga grupet parashkollore deri në klasën e 12-të. "Ideja e përfshirjes së grupeve përgatitore është shumë e suksesshme, e realizuam rreth gjashtë vjet më parë - vëren Miglena Dikova-Millanova. - Shumë prindër duan që fëmijët e tyre të fillojnë të mësohen me gjuhën bullgare ose ta mësojnë atë që në moshë të vogël, dhe ata mësojnë gjuhën dhe letërsinë bullgare, gjeografinë dhe historinë e Bullgarisë dhe qytetërimeve që në moshë të vogël."
Krahasuar me shkollat bullgare në vende të tjera, fëmijët këtu flasin shumë mirë bullgarisht sepse shumë prindër punojnë në institucionet evropiane, ambasadën dhe përfaqësinë tonë tregtare në Bruksel, kështu që lidhja me Bullgarinë mbetet shumë e fortë.
"Kjo e lehtëson punën tonë me fëmijët dhe është një plus për shkollën tonë sepse na lejon të aplikojmë kritere shumë të larta për shfrytëzimin dhe zotërimin e gjuhës bullgare" - thekson drejtoresha Miglena Dikova-Millanova.
Në fund të procesit mësimor, fëmijët marrin një certifikatë për përfundimin e një kursi në lëndët e studiuara në kuadër të programit të Ministrisë së Arsimitdhe të Shkencës, dhe ajo që mësojnë në shkollën e së dielës është në të njëjtin nivel me përmbajtjen dhe materialin në shkollat në Bullgari, gjë që është një avantazh i madh për fëmijët që vendosin të ndjekin shkollat bullgare në vendin tonë dhe jashtë vendit.
"Shumë fëmijë janë të interesuar për të arsimuar në shkollën tonë. Kjo shpjegohet edhe me rritjen e diasporës bullgare në Belgjikë - jo vetëm në Bruksel, por edhe në Gent dhe Antverpеn, ku po hapen shkolla të reja bullgare - shpjegon Miglena Dikova-Millanova. – Në Bruksel u hap edhe një shkollë e dytë e re. Ky është një trend shumë pozitiv sepse tregon interesin për gjuhën bullgare, e cila po transferohet edhe jashtë vendit dhe u jep fëmijëve që rriten në një mjedis kulturor jashtë Bullgarisë mundësinë për të ruajtur lidhjen e tyre me Bullgarinë. Kjo krijon një rrugë kthimi te gjuha, te kultura dhe u jep një zgjedhje, e cila është shumë e vlefshme."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bguchilishtebru.be, Daniella Goleminova
Nxënës nga Burgasi bashkuan interesin e tyre për teknologjitë dhe mbrojtjen e natyrës, duke krijuar një lojë digjitale ku një robot detar simpatik mbledh mbetje plastike e letre nga deti virtual, duke kapërcyer valë ndotjeje dhe sfida ekologjike,..
Dita e Evropës apo Dita e Fitores? 8 apo 9 maj? Përballemi vazhdimisht me tema që na ndajnë shoqërisht. Data aktuale, 9 maji – fitorja mbi Gjermaninë naziste më 1945 në Luftën e Dytë Botërore, gjithashtu shkakton debate çdo vit. Duhet të..
Urime Papës së ri Leo XIV! Le të punojë me mençuri dhe përkushtim për një botë më paqësore dhe dialog midis të gjithëve, shkroi kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov në "X" me rastin e zgjedhjes së kreut të ri të Vatikanit dhe të bashkësisë..