Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla Bullgare e së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel po përgatitet për 24 Majin

Foto: bguchilishtebru.be

Me një koncert të madh, nxënësit e Shkollës Bullgare të së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel do të shënojnë fundin e vitit shkollor dhe festën më bullgare - Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit Bullgar, Arsimit dhe Kulturës, si dhe të Letërsisë Sllave.

"Këtë vit jemi veçanërisht të lumtur sepse 24 Maji bie të shtunën dhe mësimet tona zhvillohen kryesisht atëherë - thotë drejtoresha e shkollës, Miglena Dikova-Millanova. - Tradicionalisht, ne festojmë fundin e vitit shkollor jo në ndërtesën e shkollës, por në një kompleks në Ukël, në një sallë të veçantë me një skenë të përshtatshme për shfaqjet tona. Të gjithë nxënësit marrin pjesë në program, dhe shfaqjet janë të larmishme - këngë, poezi, shumë valle, prezantime. Shkolla mban emrin e poetit lirik bullgar Pejo Javorov dhe ne zakonisht e nderojmë atë duke lexuar poezitë e tij, dhe nxënësit e klasave të larta përgatisin një recital ose prezantim special.”

Studiot e vallëzimit dhe teatrit do të marrin pjesë aktive në program. "Për mua, shfaqjet janë gjithmonë shumë interesante sepse fëmijë të moshave të ndryshme marrin pjesë në to dhe është shumë interesante të shohësh se si ka dalë një shfaqje e caktuar", vëren drejtoresha.

Aktualisht, Shkolla Bullgare e së Dielës në Bruksel, e cila ka mbi 30 vjet histori, edukon 360 fëmijë - nga grupet parashkollore deri në klasën e 12-të. "Ideja e përfshirjes së grupeve përgatitore është shumë e suksesshme, e realizuam rreth gjashtë vjet më parë - vëren Miglena Dikova-Millanova. - Shumë prindër duan që fëmijët e tyre të fillojnë të mësohen me gjuhën bullgare ose ta mësojnë atë që në moshë të vogël, dhe ata mësojnë gjuhën dhe letërsinë bullgare, gjeografinë dhe historinë e Bullgarisë dhe qytetërimeve që në moshë të vogël."

Krahasuar me shkollat ​​bullgare në vende të tjera, fëmijët këtu flasin shumë mirë bullgarisht sepse shumë prindër punojnë në institucionet evropiane, ambasadën dhe përfaqësinë tonë tregtare në Bruksel, kështu që lidhja me Bullgarinë mbetet shumë e fortë.

"Kjo e lehtëson punën tonë me fëmijët dhe është një plus për shkollën tonë sepse na lejon të aplikojmë kritere shumë të larta për shfrytëzimin dhe zotërimin e gjuhës bullgare" - thekson drejtoresha Miglena Dikova-Millanova.

Në fund të procesit mësimor, fëmijët marrin një certifikatë për përfundimin e një kursi në lëndët e studiuara në kuadër të programit të Ministrisë së Arsimitdhe të Shkencës, dhe ajo që mësojnë në shkollën e së dielës është në të njëjtin nivel me përmbajtjen dhe materialin në shkollat ​​në Bullgari, gjë që është një avantazh i madh për fëmijët që vendosin të ndjekin shkollat ​​bullgare në vendin tonë dhe jashtë vendit.

"Shumë fëmijë janë të interesuar për të arsimuar në shkollën tonë. Kjo shpjegohet edhe me rritjen e diasporës bullgare në Belgjikë - jo vetëm në Bruksel, por edhe në Gent dhe Antverpеn, ku po hapen shkolla të reja bullgare - shpjegon Miglena Dikova-Millanova. – Në Bruksel u hap edhe një shkollë e dytë e re. Ky është një trend shumë pozitiv sepse tregon interesin për gjuhën bullgare, e cila po transferohet edhe jashtë vendit dhe u jep fëmijëve që rriten në një mjedis kulturor jashtë Bullgarisë mundësinë për të ruajtur lidhjen e tyre me Bullgarinë. Kjo krijon një rrugë kthimi te gjuha, te kultura dhe u jep një zgjedhje, e cila është shumë e vlefshme."

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: bguchilishtebru.be, Daniella Goleminova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Reliktet e Shën Gjergjit Fitimtar vizitojnë kishën "Shën Athanasi i Madh" në Gorni Llozen

“Nëse ka besim të fortë dhe lutje, shenjti do të të ndihmojë dhe do ta çojë lutjen tënde te Zoti”, është i bindur at Georgi Markov nga kisha në fshatin Gorni Llozen të Sofjes, dhe shton se shumë herë ka parë mrekullitë që Shën Gjergji bën edhe sot...

botuar më 25-05-02 11.00.PD

1160 vjetori i pagëzimit të popullit bullgar do të kremtohet në Pliska

Më 2 maj në Pliska, kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova do të asistojë në kremtimin e 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar . Kjo u njoftua nga qendra e shtypit e..

botuar më 25-05-02 6.10.PD

Çfarë është puna për bullgarin – nga ministri deri në njeriun e pastrehë

Dita Ndërkombëtare e Punës në vetëdijen masive të bullgarit shpesh lidhet me periudhën e socializmit dhe demonstratat madhështore që brezi i vjetër i kujton mirë. Megjithatë, ajo ka rrënjë shumë më të thella. Filloi me protestat e punëtorëve në Çikago..

botuar më 25-05-01 5.50.PD