Protesta e punonjësve në transportin urban në Sofje vazhdon për ditën e dytë me kërkesën për paga më të larta. Grevistët kërkojnë një rritje të pagave me 400 leva këtë vit, 500 leva vitin tjetër dhe 600 leva në vitin 2027. Me ftesë të kryetarit të bashkisë Vasill Terziev, përfaqësuesit e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura dhe Konfederatës së Punës "Podkrepa" do të takohen me të sot në Bashkinë e Sofjes, u bë e qartë nga një intervistë televiziv. "Bëj thirrje të takohemi për të diskutuar problemin. Do të ndaj kornizën që dua t'u ofroj atyre - kjo do të na sillte më afër 400 levave që protestuesit duan, por në një formë tjetër. Po punojmë për një rritje prej 100 për qind të bonusit për ata që punojnë në transportin elektrik dhe rrugor”, tha Vasill Terziev, duke saktësuar se kjo nuk planifikohet për ata që janë punësuar në “Metropolitan” dhe Qendrën e Lëvizshmërisë Urbane

Sipas Vasill Terziev, paga bruto e punonjësve të metrosë është 4800 leva pa shumë orë shtesë, dhe në transportin urban - 3900 leva me shumë orë shtesë.
Sot - ndryshe nga dje - do të jetë ditë shkolle për të gjitha shkollat e kryeqytetit. Bashkia u bëri thirrje drejtorëve të shkollave të tregojnë mirëkuptim ndaj nxënësve që vijnë me vonesë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTABullgaria është identifikuar zyrtarisht si një nga vendet e BE-së në rrezik nga presioni i migracionit, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova, duke cituar raportin e parë vjetor të Komisionit Evropian mbi menaxhimin e..
Presidenti Rumen Radev ka vënë veton ndaj disa prej ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Bullgarisë, të miratuara më 30 tetor, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në arsyet e tij, ai thekson se ndryshimet..
Me ftesë të anëtarit-korrespondent të Komitetit Papnor për Shkencat Historike, Prof. i Asoc. Dr. Kirill Kartallov, më 12 nëntor në orën 17:30, Patriarku Latin i Jerusalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, do të mbajë një leksion në Sallën "Marin..
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026 , i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve...
Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj...
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i..