10
Punonjësit e Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) protestuan sot duke kërkuar paga të mira. Gazetarët, redaktorët, kameramanët, regjisorët, teknikët, këngëtarët dhe muzikantët e orkestrave që punojnë në këto media kërkojnë një rritje të pagës prej të paktën 15%. Protesta zhvillohet nën moton "Puna në media ka vlerë". Aksione proteste të kolegëve tanë u mbajtën edhe në qytete të tjera të vendit.

"Për herë të parë, tre mediat publike kombëtare janë në rrugë, dhe jo për të mbuluar atë që po ndodh atje, por për të protestuar. Ata që hartuan Buxhetin 2025 mund të jenë krenarë për këtë." Kjo u deklarua në një koment mbi protestën e BNR-së, BNT-së dhe BTA-së nga Ljuboslav Kostov - Kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatavetë Pavaruara në Bullgari (KNSB) dhe Mario Ninov, Kryetar i Komitetit Kombëtar të Grevës së Konfederatës së Punës “Podkrepa”.

Që të përmbushet kërkesa për rritje të pagave në Radion Kombëtare Bullgare, Televizionin Kombëtar Bullgar dhe Agjencinë Telegrafike Bullgare me të paktën 15%, është e nevojshme të ndahen gjithsej 14 milionë leva shtesë nga buxheti i shtetit, ose 0.1% e buxhetit të shtetit, theksoi Kostov.
Për të ilustruar pagat tepër të ulëta, Mario Ninov citon një fletë pagese të një muzikanti nga Orkestra Kombëtare Bullgare e Radios, i cili ka 20 vjet përvojë pune – fleta e pagesës është për pagën e tij për prillin prej 1 612 levash (824 euro), nga të cilat pas zbritjeve nuk mbeten as 1200 leva (614 euro).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Georgi Nejkov, Ani Petrova - BNR
Këshilli Bashkiak në Karllovo vendosi të fillojë procedurën për ndryshimin e statusit të pronës në të cilën është planifikuar ndërtimi i një fabrike baruti dhe municionesh - në bashkëpronësi të “Vazovski Mashinostroitellni Zavodi” – VMZ (Fabrikat e..
Asambleja Kombëtare ka anuluar veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet në ligjet mbi agjencitë shtetërore "Inteligjenca" dhe "Operacionet Teknike", raportoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Ata i hoqën kreut të shtetit të drejtën për të emëruar dhe..
Kompania ruse “Lukoil” njoftoi se ka pranuar një ofertë nga kompania zvicerane “Gunvor Group” për blerjen e aseteve ndërkombëtare të LUKOIL International GmbH. Kjo degë e “Lukoil”-it zotëron të gjitha asetet e grupit jashtë Rusisë. “Lukoil” u angazhua..
Maria Gabriel nga GERB ka bërë përpjekje për të hequr sanksionet “Magnitsky” ndaj Deljan Pevskit dhe personave të tjerë. Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur..
Përpjekja e palëkundur e Republikës së Kosovës për formimin e institucioneve të qëndrueshme dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal është në interes..
Dy sindikatat më të mëdha në Bullgari – Konfederata e Sindikatave dhe Pavarura dhe Konfederata e Punës “Podkrepa” – po organizojnë një veprim..