“E drejta e fëmijëve për arsim dhe e drejta e të rriturve për të pasur akses në vendin e punës janë të kufizuara.” Kështu thuhet në qëndrimin e Unionit të Drejtuesve të Sistemit Publik të Arsimit në Bullgari me rastin e grevës efektive të punonjësve në transportin publik të kryeqytetit, e cila po vazhdon për ditën e tretë.
Dokumenti thekson se mijëra nxënës nuk mund të shkojnë në shkollë dhe mijëra mësues dhe staf jo-mësimdhënës kanë vështirësi të arrijnë në vendet e tyre të punës.
"Provimet e maturës po afrojnë dhe fundi i vitit shkollor. E ardhmja e mijëra fëmijëve dhe familjeve është në rrezik", thuhet gjithashtu në qëndrim. Kryetari rajonal i organizatës së sindikatës në Sofje, Danko Kallapish, u bën thirrje shoferëve dhe udhëheqësve të protestës që të respektojnë të drejtat e atyre që punojnë në sistemin arsimor: "Askush nuk ka të drejtë të vjedhë të ardhmen e fëmijëve."
Ndërkohë, shoferët e garazhit "Zemljane" kanë filluar një peticion për grevë zyrtare me afat të pacaktuar, pasi i konsiderojnë propozimet e kryetarit të bashkisë së Sofjes Vasill Terziev të papranueshme. Nëse nuk ka rritje prej 400 levash (rreth 200 euro), ose një minimumi prej 300 levash (rreth 150 euro), shumë njerëz do të largohen, besojnë ata. Sipas tyre, të shtunën dhe të dielën nuk do të ketë transport publik tokësor në Sofje.
"Nuk e kuptoj se si mund t'u jap protestuesve atë që duan. Nuk është çështje kokëfortësie. Ne i kemi ftuar sindikatat në një takim të hënën. U thashë të më dërgojnë llogaritjet e tyre në mënyrë që të shohim nëse kemi ndonjë arsye për të folur sot", tha kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, për Nova TV.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Nuk priten tronditje në tregun e karburanteve në Bullgari, as rritje çmimesh pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive ruse të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil”. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit,..
Kryeministri Rosen Zheljazkov thërret në orën 11:00 një mbledhje pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj “Rosneft” dhe “Lukoil”. Në takim do t’i paraqiten kryeministrit raporte mbi çështjen nga ministrat e punëve të brendshme, të..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë ditës, do të jetë me vranësira dhe do të ketë shi nga perëndimi në lindje. Pas drekës, ato do të..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë..
Me ndërtimin e Korridorit Vertikal të Gazit, Bullgaria do të ruajë pozicionin e saj strategjik në rajonin e Evropës Juglindore. Këtë e siguroi ministri..
Shuma e pagës minimale nga 1 janari 2026 do të jetë më e ulët se ajo e parashikuar në Kodin e Punës. Këtë e tregon projektbuxheti i sigurimeve shoqërore,..