E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore, ku në disa vende do të ketë ende reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë midis 15° dhe 20°, në Sofje - rreth 15°.
Para mesditës në gjysmën lindore të malit Stara Pllanina, në Stranxha dhe Sakar, vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, ndërsa në orët e mëngjesit mbi 2200 m - borë. Pasdite do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi perëndim-veriperëndim. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 9°, në 2000 m - rreth 3°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi para mesditës do të jetë kryesisht me vranësira dhe do të ketë reshje shiu. Pasdite, reshjet do të ndalen dhe vranësirat do të shpërndahen në mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë midis 15° dhe 18°, dhe uji i detit - 13°-16°. Deti do të jetë rreth 1-2 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTAKreu i shtetit bullgar Rumen Radev uroi presidentin e ardhshëm të Rumanisë, Nikusor Dan, i cili fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me mbi 53% të votave. “Pres me padurim të punojmë së bashku për të forcuar më tej marrëdhëniet e..
Protestuesit në mbështetje të levit bullgar bllokuan përkohësisht trafikun në qendër të kryeqytetit të dielën në mbrëmje. Protesta u zhvilluan në shumë qytete. Grupe të vogla mobile mbështetësish të partive parlamentare që duan një referendum..
Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një takim me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Të dy folën në..
Një delegacion kishtar nga Patrikana Bullgare, i përfaqësuar nga Mitropoliti Antonij dhe Ati Profesor Ivan Ivanov, ishte ndër delegacionet zyrtare për..
Nga e marta, 20 maj, lëvizja e transportit publik në Sofje do të rikthehet. Kjo u njoftua për gazetarët nga Todor Kapitanov, nënkryetar i Konfederatës..
Presidenti Rumen Radev u prit nga Perandori japonez Naruhito. Takimi midis të dyve në Tokio zgjati, sipas protokollit, gjysmë ore. Gjatë vizitës së..