E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore, ku në disa vende do të ketë ende reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë midis 15° dhe 20°, në Sofje - rreth 15°.
Para mesditës në gjysmën lindore të malit Stara Pllanina, në Stranxha dhe Sakar, vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, ndërsa në orët e mëngjesit mbi 2200 m - borë. Pasdite do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi perëndim-veriperëndim. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 9°, në 2000 m - rreth 3°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi para mesditës do të jetë kryesisht me vranësira dhe do të ketë reshje shiu. Pasdite, reshjet do të ndalen dhe vranësirat do të shpërndahen në mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë midis 15° dhe 18°, dhe uji i detit - 13°-16°. Deti do të jetë rreth 1-2 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTANatën e së enjtes duke u gdhirë e premtja , do të bjerë shi në gjysmën perëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet do të mbulojnë të gjithë vendin. Do të depërtojë edhe ajri i freskët. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° në pjesën perëndimore të..
Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov falënderoi shumicën pro-evropiane në Asamblenë Kombëtare. Ai kujtoi se të gjitha qeveritë pas vitit 1997..
Ministrja për Çështjet Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, znj. Marie Bier, po viziton Bullgarinë dhe rajonin në lidhje me Presidencën e ardhshme Evropiane të Danimarkës, e cila fillon në korrik. Gjatë vizitës së saj, ajo, së bashku me..
Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një..
Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat përbëjnë 62.5% të eksporteve drejt vendeve..
Nacionalistët nga "Vëzrazhdane" organizojnë sot në orën 18:30 në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje një aktivitet, të paralajmëruar si diskutim mbi..