Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një takim me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Të dy folën në kryeqytetin shqiptar gjatë samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian.
Armëpushimi është një nga parakushtet për negociatat e paqes për të vendosur një paqe të drejtë, theksoi Kryeministri. Sipas fjalëve të tij, vendosja e parakushteve mund të minojë shpresën e brishtë që ekziston në fillim të negociatave.
Sipas Rosen Zheljazkov, vendosja e paqes nuk është vetëm një mënyrë për të ndaluar luftën në Ukrainë dhe për të rivendosur integritetin e saj territorial, por edhe një çështje që lidhet me sigurinë e Evropës dhe mënyrën se si ajo do të ndërtojë arkitekturën e saj të sigurisë dhe kapacitetet mbrojtëse në mjedisin e ri gjeopolitik.
Rosen Zheljazkov theksoi gjithashtu forcimin e potencialit ushtarak industrial të Evropës si pjesë e garancive strukturore si për Ukrainën, ashtu edhe për kontinentin evropian.
Kryeministri bullgar u takua gjithashtu me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas, Presidenten e Moldavisë Maia Sandu, Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Kancelarin austriak Christian Stocker.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Këshilli i MinistraveGjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..