Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një takim me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Të dy folën në kryeqytetin shqiptar gjatë samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian.
Armëpushimi është një nga parakushtet për negociatat e paqes për të vendosur një paqe të drejtë, theksoi Kryeministri. Sipas fjalëve të tij, vendosja e parakushteve mund të minojë shpresën e brishtë që ekziston në fillim të negociatave.
Sipas Rosen Zheljazkov, vendosja e paqes nuk është vetëm një mënyrë për të ndaluar luftën në Ukrainë dhe për të rivendosur integritetin e saj territorial, por edhe një çështje që lidhet me sigurinë e Evropës dhe mënyrën se si ajo do të ndërtojë arkitekturën e saj të sigurisë dhe kapacitetet mbrojtëse në mjedisin e ri gjeopolitik.
Rosen Zheljazkov theksoi gjithashtu forcimin e potencialit ushtarak industrial të Evropës si pjesë e garancive strukturore si për Ukrainën, ashtu edhe për kontinentin evropian.
Kryeministri bullgar u takua gjithashtu me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas, Presidenten e Moldavisë Maia Sandu, Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Kancelarin austriak Christian Stocker.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Këshilli i MinistraveRestoratorët dhe hotelierët, të cilët do të presin klientë në natën e Vitit të Ri, paralajmërojnë se janë seriozisht të shqetësuar për mënyrën se si do të kryhen pagesat dhe raportimi i të ardhurave. Deri në orën 24:00 ata duhet të pranojnë pagesa..
Komisioni Evropian pret nga Bullgaria që të marrë sa më shpejt një qëndrim dhe të bëjë një vlerësim të pasojave të mundshme për rafinerinë e “Lukoil”-it në Burgas, pas vendosjes së sanksioneve amerikane ndaj kompanisë ruse. Këtë e bënë të ditur për..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë kushte për dukshmëri të reduktuar. Gjatë ditës do të mbajë kryesisht mot me diell. Do të fryjë..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë..
Maria Gabriel nga GERB ka bërë përpjekje për të hequr sanksionet “Magnitsky” ndaj Deljan Pevskit dhe personave të tjerë. Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur..
Përpjekja e palëkundur e Republikës së Kosovës për formimin e institucioneve të qëndrueshme dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal është në interes..