Kur Bullgaria i bashkohet eurozonës dhe ka monedha me karakteristika kombëtare bullgare, në monedhën prej 2 eurosh do të vendoset imazhi i Shën Paisit. Në buzë të monedhës do të shkruhet me shkronja kapitale: "ZOT MBROJE BULLGARINË". Kjo moto u përdor në monedhat bullgare midis viteve 1882 dhe 1943. Këtë ia tha Radios Kombëtare Bullgare Sekretari i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Bullgare, Stefan Cvetkov.
Monedhat do të kenë një anë të përbashkët për të gjitha vendet e eurozonës, si dhe një anë kombëtare, e cila do të ketë një dizajn specifik për Bullgarinë.
Kalorësi i Madarës do të jetë në monedhat 1, 2, 5, 10, 20 dhe 50 centëshe. Shën Ivan Rillski do të jetë në monedhën 1 euro. Në anën kombëtare, mbishkrimet do të jenë në alfabetin cirilik, saktëson Stefan Cvetkov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë rezultat, vendi renditet në vendin e 56-të nga gjithsej 165 shtete, duke u pozicionuar mes Greqisë..
Kanë mbetur më pak se 100 ditë deri në përfshirjen e Bullgarisë në zonën e euros, dhe kjo është një arsye tjetër për të folur për të ardhurat e njerëzve në vendin tonë, për ekonominë tonë, për investimet e huaja dhe për tregun e punës, i cili reagon më..
Që nga 1 tetori, norma bazë e interesit e Bankës Popullore të Bullgarisë (BNB) është 1.81%. Kjo është ulja e dymbëdhjetë me radhë në muaj, këtë herë me 0.01% krahasuar me shtatorin 2025. Për shumë vite, norma bazë në Bullgari ishte zero, por..