Grupi i dashur i disa brezave, Mary Boys Band, përfshiu në festimin e 30-vjetorit të tij fillimin e një iniciative - të publikojë albumet e tyre në pllaka të gramafonit vinil. Ata zgjodhën albumin e parë në vinil të jetë "Vetëm për ty" - i dyti me radhë në koleksionin e tyre. Edhe pse kaluan më shumë se 20 vjet që nga publikimi i tij, provë e zgjedhjes së duhur është fakti se gjysma e tirazhit të albumit u shit tashmë që para prezantimit të tij zyrtar, i cili planifikohet për 30 maj me një koncert në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare - ku u realizuan regjistrimet e para profesionale të grupit.
Për rëndësinë e Radios Kombëtare Bullgare në zhvillimin e grupit “Merry Boys”, Maria Mutafçieva rrëfen
“Studioja e parë e Radios Kombëtare Bullgare është një vend ku nuk kemi dhënë koncert solo prej 13 vitesh, megjithëqë para kësaj atje realizuam dy koncerte të rëndësishme për ne. Kjo studio është me të vërtetë shumë e veçantë për mua sepse aty bëra incizimet e mia të para si këngëtare, si një krijuese të muzikës origjinale. Edhe tani në koncert mendoj të qëndroj në të njëjtin vend ku isha dhe do t'u tregoj njerëzve se ku këndova për herë të parë.”
Maria Mutafçieva pranon se tani duke interpretuar këngët nga albumi "Vetëm për ty", është ndryshe dhe ka një takim me veten e 21 viteve më parë.
Më 30 maj do të tingëllojë edhe kënga më e re nga Mary Boys Band – “Vendet e mia”. Ajo dhe bashkëshorti i saj Mirosllav Mutafçiev e krijuan për një arsye shumë personale:
"Vendet e mia" e krijuam së bashku me bashkëshortin tim Miro me rastin e 30-vjetorit tonë të martesës. Është një këngë që përmban humor që vetëm ne e kuptojmë. I tregojmë njëri-tjetrit për vende – livadhin me lulebore dhe ujëvarën, të cilat vetëm ne e dimë se ku janë… Por unë besoj se çdo person ka vende të tilla të preferuara me të dashurin e tij, dhe kur ta dëgjojë këtë këngë, do të mendojë për to. Në fakt, kjo është gjëja më e mirë në jetë - që ajo mund të ndahet."
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/Mary Boys Band
Këngët popullore të krahinës folklorike të malit Rodopa zënë një vend të veçantë në zemrën e çdo bullgari. Ndoshta më e njohura në mbarë botën është "Doli Deljo kaçak", këngë që udhëton nëpër univers si mesazh muzikor nga Toka, e përfshirë në "Diskun e..
Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të..
Këngëtarja e re, por tashmë e afirmuar, ALMA e pret vjeshtën me publikimin e këngës së saj të parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”. Autorë të muzikës janë vetë ALMA dhe Vasill Ivanov – Dexter. Për krijimin e tekstit, i cili trajton..
Këngët popullore të krahinës folklorike të malit Rodopa zënë një vend të veçantë në zemrën e çdo bullgari. Ndoshta më e njohura në mbarë botën është..