Ljupço Georgievski, kryetar i Klubit Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir, i ndaluar nga autoritetet maqedonase, do të dalë në gjyq më 21 maj në orën 10:30 të mëngjesit. Ai akuzohet për citimin e kujtimeve të Ivan Mihajllov në Facebook duke përdorur bullgarishten letrare. Sipas aktakuzës, publikimi “nxit urrejtje dhe intolerancë kombëtare dhe racore, si dhe përhapjen e racizmit dhe ksenofobisë përmes rrjeteve kompjuterike”.
"Më 21 maj, diçka historike do të ndodhë në Manastir: një burrë do të gjykohet për citimin... e një libri. Kjo nuk është shaka për Korenë e Veriut - kjo është Maqedonia e Veriut, një vend që po ecën me guxim drejt Evropës, por me çizme nga viti 1945." Kështu shkroi Ilija Stojanovski në faqen e internetit tribuna.mk në lidhje me procesin.
Shoqata qytetare "Ura e Ballkanit" nga Manastiri gjithashtu shprehu mbështetje të pakursyer për Ljubço Georgievskin në Facebook dhe shpresën se drejtësia do të mbrohet në procesin gjyqësor, dhe bullgari maqedonas nuk do të arrestohet për akuzën absurde.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNESKryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski akuzoi gazetarin bullgar maqedonas të sulmuar Vlladimir Perev për inskenim dhe vetëlëndim, raportoi BGNES. Më 21 nëntor, në një dyqan në qendër të Shkupit, Perev u sulmua para..
Në një dyqan në Shkup, publikisht, me fjalë dhe goditje, u sulmua gazetari dhe doajen i komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, Vlladimir Perev. Për ngjarjen informoi vetë ai në një publikim në faqen “Tribuna”. Perev, i cili është 80 vjeç, u..
Bisedova shumë herë me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski. Ai e di shumë mirë dhe qartë qëndrimin tonë. Roli i tij është të bindë qeverinë e vet të respektojë konsensusin e vitit 2022. Këtë e tha ministri i jashtëm bullgar Georg..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski akuzoi gazetarin bullgar maqedonas të sulmuar Vlladimir Perev për inskenim dhe vetëlëndim,..