Ljupço Georgievski, kryetar i Klubit Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir, i ndaluar nga autoritetet maqedonase, do të dalë në gjyq më 21 maj në orën 10:30 të mëngjesit. Ai akuzohet për citimin e kujtimeve të Ivan Mihajllov në Facebook duke përdorur bullgarishten letrare. Sipas aktakuzës, publikimi “nxit urrejtje dhe intolerancë kombëtare dhe racore, si dhe përhapjen e racizmit dhe ksenofobisë përmes rrjeteve kompjuterike”.
"Më 21 maj, diçka historike do të ndodhë në Manastir: një burrë do të gjykohet për citimin... e një libri. Kjo nuk është shaka për Korenë e Veriut - kjo është Maqedonia e Veriut, një vend që po ecën me guxim drejt Evropës, por me çizme nga viti 1945." Kështu shkroi Ilija Stojanovski në faqen e internetit tribuna.mk në lidhje me procesin.
Shoqata qytetare "Ura e Ballkanit" nga Manastiri gjithashtu shprehu mbështetje të pakursyer për Ljubço Georgievskin në Facebook dhe shpresën se drejtësia do të mbrohet në procesin gjyqësor, dhe bullgari maqedonas nuk do të arrestohet për akuzën absurde.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNESKomisioni Evropian vlerësoi përparimin e Malit të Zi drejt BE-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për veprime vendimtare dhe reforma për të filluar negociatat me BE-në, thuhet në raportin vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e vendeve..
“Konvulsione para Multipolaritetit – koha kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta është herezi” – ky është titulli i një libri të ri, i cili do të prezantohet zyrtarisht në fillim të nëntorit në Sofje. Libri trajton agoninë e botës unipolare,..
Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..