Ljupço Georgievski, kryetar i Klubit Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir, i ndaluar nga autoritetet maqedonase, do të dalë në gjyq më 21 maj në orën 10:30 të mëngjesit. Ai akuzohet për citimin e kujtimeve të Ivan Mihajllov në Facebook duke përdorur bullgarishten letrare. Sipas aktakuzës, publikimi “nxit urrejtje dhe intolerancë kombëtare dhe racore, si dhe përhapjen e racizmit dhe ksenofobisë përmes rrjeteve kompjuterike”.
"Më 21 maj, diçka historike do të ndodhë në Manastir: një burrë do të gjykohet për citimin... e një libri. Kjo nuk është shaka për Korenë e Veriut - kjo është Maqedonia e Veriut, një vend që po ecën me guxim drejt Evropës, por me çizme nga viti 1945." Kështu shkroi Ilija Stojanovski në faqen e internetit tribuna.mk në lidhje me procesin.
Shoqata qytetare "Ura e Ballkanit" nga Manastiri gjithashtu shprehu mbështetje të pakursyer për Ljubço Georgievskin në Facebook dhe shpresën se drejtësia do të mbrohet në procesin gjyqësor, dhe bullgari maqedonas nuk do të arrestohet për akuzën absurde.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNESDuhet të mbështetemi mbi të vërtetën historike për të ndërtuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në Universitetin e Sofjes gjatë prezantimit të kopjes fototipike të veprës së çmuar..
Java e kaluar rezultoi praktikisht javë pushimi për deputetët e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të Bullgarisë, pasi gjatë tre ditëve të rregullta për seanca plenare – të mërkurën, të enjten dhe të premten – kuorumi nuk u arrit asnjëherë.Të..
Bullgaria mirëpret planin konkret të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake në Gaza dhe vëren reagimin e shpejtë dhe pozitiv të Izraelit, tha Ministria e Punëve të Jashtme në rrjetin social X, cituar nga BTA...
Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së..
Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë..