Ljupço Georgievski, kryetar i Klubit Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir, i ndaluar nga autoritetet maqedonase, do të dalë në gjyq më 21 maj në orën 10:30 të mëngjesit. Ai akuzohet për citimin e kujtimeve të Ivan Mihajllov në Facebook duke përdorur bullgarishten letrare. Sipas aktakuzës, publikimi “nxit urrejtje dhe intolerancë kombëtare dhe racore, si dhe përhapjen e racizmit dhe ksenofobisë përmes rrjeteve kompjuterike”.
"Më 21 maj, diçka historike do të ndodhë në Manastir: një burrë do të gjykohet për citimin... e një libri. Kjo nuk është shaka për Korenë e Veriut - kjo është Maqedonia e Veriut, një vend që po ecën me guxim drejt Evropës, por me çizme nga viti 1945." Kështu shkroi Ilija Stojanovski në faqen e internetit tribuna.mk në lidhje me procesin.
Shoqata qytetare "Ura e Ballkanit" nga Manastiri gjithashtu shprehu mbështetje të pakursyer për Ljubço Georgievskin në Facebook dhe shpresën se drejtësia do të mbrohet në procesin gjyqësor, dhe bullgari maqedonas nuk do të arrestohet për akuzën absurde.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNESMinistria e Jashtme dënoi ashpër vandalizmin kundër sinagogës në Varna dhe Monumentit të Mirënjohjes në Burgas, i cili është një shprehje falënderimi për shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ministria e bëri të ditur këtë..
Kreu i partisë më të madhe parlamentare GERB dhe ish-Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov komentoi mbi takimin e tij me Donald Trump Jr., i cili shkaktoi një reagim të gjerë mediatik në vendin tonë: "Takime private me fëmijët e miqve të mi, në një..
Athina është nën presion për të shitur avionë luftarakë që do të dërgohen në Ukrainë Greqia vazhdon të refuzojë të ofrojë pajisje ushtarake me teknologji të lartë që të përdoren kundër Rusisë, raportoi nga Greqia korrespondentja e BNR-së, Katja..
Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së..
Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë..