Bullgaria renditet e 58-ta për sa i përket eksportimit të lojtarëve të saj të futbollit që luajnë në të gjithë botën, sipas një raporti të Observatorit të Futbollit (CIES), me seli në qytetin zviceran Njushatëll. Aktualisht, 123 futbollistë bullgarë luajnë jashtë vendit, sipas statistikave të bëra gjatë gjashtë viteve të fundit - nga viti 2020 deri në vitin 2025. Trendi është ende në rritje për Bullgarinë, pasi vendi eksporton 18 lojtarë më shumë sesa në ciklin e fundit, gjë që është edhe për shkak të transferimeve të fundit të shumë lojtarëve të rinj vendas, njofton faqja sportive e internetit Sportal.bg.
Lideri absolut sipas këtij treguesi është Brazili, i cili dha 3020 lojtarë në të gjithë botën në 6 vitet e fundit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTAGrigor Dimitrov është nominuar për çmimin “Stefan Edberg” për sportivitet gjatë sezonit në nivelin më të lartë të tenisit për meshkuj – ATP. Fituesve të tre viteve të fundit të çmimit “Stefan Edberg për sportivitet” – Grigor Dimitrov (2024), Carlos..
Kikboksieri më i suksesshëm bullgar, Stojan Koprivlenski, nuk arriti të mbrojë titullin e tij të vitit 2024 në kategorinë deri në 70 kg në superturneun K-1 World Max, i cili u zhvillua në Tokio më 15 nëntor. Sipas rregullave të garës, titulli shkon tek..
Piloti bullgar Nikolla Collov do të debutojë para përfundimit të sezonit në Formula 2, njoftoi ekipi i tij Campos Racing. Ai do të marrë pjesë në dy raundet e fundit të vitit në Katar dhe Abu Dabi. Nikolla Collov do të mbetet në vitin 2026 në Campos..