Bullgaria renditet e 58-ta për sa i përket eksportimit të lojtarëve të saj të futbollit që luajnë në të gjithë botën, sipas një raporti të Observatorit të Futbollit (CIES), me seli në qytetin zviceran Njushatëll. Aktualisht, 123 futbollistë bullgarë luajnë jashtë vendit, sipas statistikave të bëra gjatë gjashtë viteve të fundit - nga viti 2020 deri në vitin 2025. Trendi është ende në rritje për Bullgarinë, pasi vendi eksporton 18 lojtarë më shumë sesa në ciklin e fundit, gjë që është edhe për shkak të transferimeve të fundit të shumë lojtarëve të rinj vendas, njofton faqja sportive e internetit Sportal.bg.
Lideri absolut sipas këtij treguesi është Brazili, i cili dha 3020 lojtarë në të gjithë botën në 6 vitet e fundit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTANë Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...