Bullgaria renditet e 58-ta për sa i përket eksportimit të lojtarëve të saj të futbollit që luajnë në të gjithë botën, sipas një raporti të Observatorit të Futbollit (CIES), me seli në qytetin zviceran Njushatëll. Aktualisht, 123 futbollistë bullgarë luajnë jashtë vendit, sipas statistikave të bëra gjatë gjashtë viteve të fundit - nga viti 2020 deri në vitin 2025. Trendi është ende në rritje për Bullgarinë, pasi vendi eksporton 18 lojtarë më shumë sesa në ciklin e fundit, gjë që është edhe për shkak të transferimeve të fundit të shumë lojtarëve të rinj vendas, njofton faqja sportive e internetit Sportal.bg.
Lideri absolut sipas këtij treguesi është Brazili, i cili dha 3020 lojtarë në të gjithë botën në 6 vitet e fundit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTANë një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..
Bullgaria ka tashmë kampionin e saj të ri evropian. Presijan Genov ndoqi gjurmët e emrave të mëdhenj të historisë së boksit bullgar, duke pushtuar..