Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Himni i arsimit bullgar

Foto: arhangel.bg

Himnet e para bullgare në nder të arsimit dhe shkencës janë shkruar në qytetin Elena në malit Stara Planina – një qendër e famshme tregtare dhe kulturore gjatë shekujve XVIII dhe XIX, banorët e së cilës morën pjesë aktive pothuajse në çdo ngjarje të rëndësishme historike gjatë Rilindjes Bullgare. Autorët e parë të teksteve lavdëruese janë iluministi dhe dijetari Stojan Robovski, Ivan Momçillov – themelues i shkollës në qytet, mësuesi Jordan Nenov dhe nxënësi i shkollës Ivan Kërshovski.
Stojan Mihajllovski
Himni i pestë i përket Stojan Mihajllovskit: një banor i Elenës, nxënës i shkollës dhe bir i mësuesit të shquar Nikolla Mihajllovski. Vjersha "Ec, o popull i rilindur" u përfundua në prill të vitit 1892. Në atë kohë, autori Stojan Mihajllovski ishte mësues i gjuhës frënge në Gjimnazin për Meshkuj në Ruse, ku ishte kthyer i zhgënjyer nga politika, pasi ishte zgjedhur dy herë deputet. Teksti i himnit u publikua në revistën "Mendim" me titullin origjinal "Kirill dhe Metodij", nëntitull "Projekt për një himn të përgjithshëm shkollor bullgar" dhe shënim – "Ruse, 15 prill 1892".

Nëntë vjet më vonë, Panajot Pipkov – mësues muzike në Lloveç, mori përsipër të shkruante një këngë të re që nxënësit ta këndonin më 11 maj – festa kishtare e vëllezërve të shenjtë. Pipkov nuk arriti të gjente një tekst të përshtatshëm deri më 9 maj dhe ngjarjen e përshkruan në kujtimet e tij: "Pak ditë para 11 majit të vitit shkollor 1900-1901 kisha një orë këndimi me një nga klasat e treta. Duhej të shkruaja një këngë të re për nxënësit, por në mungesë të një teksti të gatshëm e të përshtatshëm, vendosa ta shtyj për orën tjetër… Një nga nxënësit ishte përkulur mbi një tekst mësimor dhe lexonte me pasion poezinë për Shën Kirill dhe Metodij nga mendimtari dhe poeti ynë i njohur Stojan Mihajllovski. Meqë kërkoja tekst, u afrova dhe unë për të lexuar poezinë që nuk e njihja. Ende pa e përfunduar leximin, në mendjen time filloi të tingëllonte një muzikë e frymëzuar nga vargjet.


Panajot Pipkov
"Shkrimi i muzikës për katër zëra nuk zgjati më shumë se pesëmbëdhjetë minuta, por për herë të parë në jetën time ndjeva nevojën për më shumë ndihmë. Kisha në dispozicion edhe tridhjetë minuta – kohë e mjaftueshme për të mësuar këngën dhe për ta provuar së bashku. Pas herës së parë që e kënduan në kor, ra zilja, por nxënësit – shumë prej të cilëve ishin edhe këngëtarë në korin kishtar që drejtoja – u ngritën në këmbë dhe më kërkuan të kalonim pushimin duke e kënduar përsëri këngën. Ata as nuk pritën përgjigjen time dhe filluan të këndonin me aq forcë dhe entuziazëm, sa zhurma e pushimit u zhduk plotësisht..."

Më 11 maj 1901, "Ec, o popull i rilindur" u interpretua për herë të parë në Lloveç si një himn festiv – një lavdërim për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij dhe veprën e tyre për arsimin bullgar. Që nga viti tjetër – 1902 – kënga këndohej në të gjitha shkollat bullgare.

Sot, interpretimet më përfaqësuese konsiderohen ato të Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent akademikun Hristo Nedjallkov dhe korit “Bodra Smjana” të drejtuar nga e paharrueshmja Liljana Boçeva.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Fotot: arhangel.bg, BNR - Hristo Botev, Biblioteka Qendrore e Akademisë Bullgare të Shkencave, Radio Kombëtare Bullgare - Fondi i arkivave


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitrina Germanova prezanton këngën e saj më të re "Gjykim"

Këngëtarja e re Dimitrina Germanova është fituese e çmimeve të shumta nga konkurse prestigjioze muzikore në vendin tonë dhe jashtë vendit. Dimitrina shfaqet gjithashtu si aktore, është soliste në Operat Shtetërore në Varna dhe Stara Zagora, dublon..

botuar më 25-05-13 6.10.PD
Mihaella Fileva/ Facebook

Heroi i Dopaminës" - Mihaella Fileva u dhuron fansave të saj një hit veror

Disa ditë para se të festojë ditëlindjen, Mihaella Fileva u dhuron fansave të saj një dhuratë - videoklipin e saj më të fundit "Heroi i dopaminës". Përveç një ngarkese të fuqishme energjie dhe një tingulli modern, kënga përcjell edhe një mesazh..

botuar më 25-05-12 6.25.PD
Kori Folklorik Akademik dhe Orkestra Folklorike Akademike

Festë folklorike me talente të reja në "Festivalin Evropian të Muzikës" në Sofje

Një festë kushtuar pasurisë së folklorit bullgar do të zhvillohet në kuadër të "Festivalit Evropian të Muzikës". Nxënës nga Akademia Kombëtare e Muzikës “Prof. Panço Vlladigerov” - interpretues të rinj të talentuar të muzikës popullore bullgare, do..

botuar më 25-05-10 6.00.PD