Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa e alfabetit dhe kulturës bullgare festohet në pjesë të ndryshme të botës

Foto: Facebook/muzeulsatului

24 maji bashkoi bullgarët në mbarë botën, të cilët festuan Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, alfabetin, arsimin dhe kulturën bullgarе, si dhe letërsinë sllave me ngjarje të ndryshme.

Një program i pasur festiv u organizua sot në muzeun e fshatit “Dimitrie Gusti” në Bukuresht të Rumanisë. U demonstruan kostume popullore bullgare që vishen në veri dhe në jug të Danubit, u prezantua një ekspozitë fotografike me foto të përfaqësuesve të komunitetit bullgar dhe u mbajtën punëtori krijuese për fëmijë për vizatim dhe krijim maskash kukerësh, njoftoi misioni ynë. Në fqinjin tonë verior 24 maji është shpallur Ditë e Gjuhës Bullgare që nga viti 2015


Përshëndetje për festën bëri edhe deputeti ukrainas dhe president i Shoqatës së Bullgarëve në Ukrainë, Anton Kisse, i cili theksoi: "Për më shumë se dy shekuj, bullgarët në Ukrainë kanë transmetuar të folurën, kulturën, traditat dhe zakonet e tyre amtare bullgare brez pas brezi. Në shkollat tona dëgjohet e folura bullgare tingëlluese, dhe në qendrat e kulturës këndohen këngë magjepsëse vendase."


Bullgarët në Vjenë tradicionalisht vendosën lule para monumentit të vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij në oborrin e Institutit Kulturor Bullgar "Haus Wittgenstein". Maturantët e shkollës vendase bullgaro-austriake “Shën Kirill dhe Metodij” dhanë një koncert festiv.


24 maji është shpallur zyrtarisht Dita e Trashëgimisë Kulturore Bullgare në qytetin Niagara Falls, Ontario, njoftoi disa ditë më parë Konsullata jonë e Përgjithshme në Toronto. "Deri më tani, nuk ka pasur iniciativa të ngjashme në praktikën komunale të qytetit dhe Bullgaria është ndër vendet e para që mund të mburret me ditën e vet të trashëgimisë kulturore të festuar nga një komunë", theksuan diplomatët tanë në Facebook.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/muzeulsatului, Facebok/Shoqata e Bullgarëve në Ukrainë, Facebook//HausWitttgenstein



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rreziku i parave të falsifikuara! Si t’i dallojmë ato?

Një tendencë e re në falsifikimin e parave – më shumë janë kartëmonedhat e falsifikuara prej 100 levash, me portretin e Aleko Konstantinovit, ndryshe nga disa vite më parë kur më të falsifikuarat ishin ato prej 20 levash. "Këtë e tregojnë të..

botuar më 25-08-11 6.55.PD

Me hapjen ndaj botës, bullgari po ndryshon kulturën e tij të të ushqyerit

Profesioni i kuzhinierit po bëhet gjithnjë e më prestigjioz, dhe njerëzit që merren me të duhet ta duan vërtetë, sepse orët e punës janë të shumta, ngarkesa dhe përgjegjësitë – gjithashtu. Mbrojtësi qiellor i kuzhinierëve është Shën Lorenci – një..

botuar më 25-08-10 8.00.PD

Një bullgare në Austri krijoi një shoqatë për shpëtimin e kafshëve endacake nga Bullgaria

Misioni i shoqatës “Pfotenliebe”, e themeluar në korrik të këtij viti në Klagenfurt, Austri, është të shpëtojë kafshët endacake nga Bullgaria. Një nga nismëtaret e shoqatës është bashkatdhetaria jonë Daniella Millusheva, raporton Blogu i bullgarëve në..

botuar më 25-08-10 6.10.PD