Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

DPS-DPS: Nuk ka dhe nuk mund të ketë një bashkim të DPS-së

Kryetari i ri i grupit parlamentar të DPS-DPS, Hajri Sadëkov
Foto: BGNES

"Vendimi i njëanshëm i Xhevdet Çakërov për të lënë kryesinë e DPS-DPS është një kapitullim i mjerueshëm personal ndaj Deljan Peevskit (lider i DPS - Fillimi i Ri). Veprime të tilla janë në kundërshtim të thellë me parimet morale dhe demokratike mbi të cilat është ndërtuar partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë." Kështu thuhet në një deklaratë të grupit parlamentar të "Demokracisë, të Drejtave dhe Lirive - DPS" dhe Byrosë Qendrore Operacionale të DPS, të shpërndarë në media.

"Ne deklarojmë kategorikisht se nuk mund të ketë bashkim me njerëz që shtypin dhe keqtrajtojnë një komunitet të tërë. Nuk ka bashkim dhe nuk mund të ketë bashkim me tradhtarët! Xhevdet Çakërov tradhtoi kauzën, idealet, vlerat tona, tradhtoi 200 mijë votues, tradhtoi besimin e z. Dogan", thuhet gjithashtu në deklaratë, raportoi gazetari i BNR-së Daniell Inkov.

Më herët sot, kryetari i DPS- Fillimi i Ri, Deljan Peevski, pas një takimi me Xhevdet Çakërov, njoftoi se dy fraksionet e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë - DPS-DPS (rreth Ahmed Dogan) dhe DPS - Fillimi i Ri, po bashkohen. Çakërovi vetë dha dorëheqjen si kryetar dhe anëtar i grupit parlamentar të "Demokracisë, të Drejtave dhe Lirive" - DPS dhe u bë deputet i pavarur.

Hajri Sadëkov bëhet Kryetar i Grupit Parlamentar të DPS-DPS, duke zëvendësuar Xhevdet Çakërovin. Kjo u bë e qartë pas një takimi urgjent të Këshillit Qendror të DPS-së rreth Ahmed Doganit.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto:BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Agjencia “Mjara”: Krimet dhe incidentet mbeten burimi kryesor i tensioneve

Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u kontrolluar” në një shkallë dhjetëpikëshe. Këtë e tregojnë të dhënat e një anketimi të Agjencisë..

botuar më 25-10-26 10.15.PD

Produkti i Brendshëm Bruto rritet me 3.4% në vitin 2024

Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..

botuar më 25-10-25 12.35.MD

Njësia 6 e Centralit Atomik “Kozlloduj” do të mbyllet për mirëmbajtje të planifikuar vjetore

Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..

botuar më 25-10-25 5.40.PD