Sezoni veror 2025 fillon zyrtarisht sot, 31 maj, në Pomorie. "Pomorie zë një vend të rëndësishëm në hartën turistike të Bullgarisë dhe ofron një kombinim të shkëlqyer të detit, historisë, kulturës, balneologjisë dhe SPA-së", njofton Ministria e Turizmit.
Fokusi kryesor i Ministrisë këtë vit është promovimi i një produkti turistik të larmishëm dhe të qëndrueshëm që kombinon burimet natyrore, trashëgiminë kulturore dhe cilësinë e lartë të shërbimeve. Sezoni veror do të hapet nga Ministri i Turizmit, Mirosllav Borshosh, sipas të cilit Pomorie është një kombinim i traditës dhe zhvillimit modern.
Përveç pjesës zyrtare, është parashikuar edhe një program i pasur kulturor. Në orën 18:20, në Portin e Peshkatarëve, së bashku me Marinës Ushtarake të Republikës së Bullgarisë, do të ngrihet flamuri kombëtar, si dhe i ashtuquajturi 'Flamur Blu', i cili iu dha qytetit bregdetar disa ditë më parë. Ky është çmimi ndërkombëtar më i njohur, me të cilin nderohen plazhet dhe portet ku bëhen përpjekje të veçanta për mbrojtjen e mjedisit.
Mbrëmja do të përfundojë me një koncert, ku do të marrin pjesë kori "Misteri i Zërave Bullgarë", si dhe disa nga artistët më të njohur të muzikës pop - Stefan Vëlldobrev dhe Të dyshuarit e Zakonshëm, Papi Hans, Molec, DJ Dimo dhe të tjerë.
Përpiloi: Ivan Gergov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Bashkia e Pomories, BTA
Çështja e informacionit cilësor dhe të saktë ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e rëndësishme, por a mos vallë tashmë jemi përballë një problemi që paraqet rrezik për përhapjen globale të lajmeve të rreme në të ardhmen? Sipas një studimi të Eurobarometrit,..
Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë . Iniciativa po zhvillohet falë organizimit dhe financimit të fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe themeluesit..
Aktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Ivan Krëstev në një tryezë të rrumbullakët në Sofje, duke sakëtsuar se nga..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të organizojë Konferencën Vjetore Ndërkombëtare të Mediave Publike. Forumi prestigjioz do të mbahet për herë të..
Anita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia..