Vraca dhe rajoni janë  vendosur vitet e fundit si qendra ekonomike e rajonit Veriperëndimor të  Bullgarisë. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Kombëtar i  Statistikave, të cilat mbulojnë vitin 2023, rajoni i Vracës renditet i treti në  nivel kombëtar për sa i përket Produktit të Brendshëm Bruto për frymë me 27 113  leva për person. Më lart në renditje janë vetëm Sofja dhe Stara Zagora. 

Më 1 qershor, Vraca dhe banorët e saj kremtojnë festën e qytetit. Ngjarja është në prag të ditës kur i gjithë vendi përulet para veprës së revolucionarit dhe poetit të madh Hristo Botevit dhe atyre që vdiqën për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë - 2 qershor. Prandaj festa e Vracës është pjesë e Ditëve tradicionale të Botevit, të cilat organizohen atje midis 24 majit dhe 2 qershorit. Në vitin 2025, do të mbushen 149 vjet nga vepra e Botevit dhe çetës së tij.
Festimet kushtuar Vracës fillojnë me një shërbesë përkujtimore për Hristo Botevin dhe çetën e tij në kishën "Ngjitja e Shenjtë", e më pas do të mbahet një mbledhje solemne e Këshillit Bashkiak, në të cilën do të ndahen "Çmimet e Vracës" dhe titulli "Qytetar Nderi i Vracës". Në fillim të pasdites do të mbahet një pelegrinazh në vendin e prehjes së poetit revolucionar në Ballkanin e Vracës, ndërsa në fund të ditës do të mbahet një koncert solemn dhe një shfaqje fishekzjarrësh.

Disa ditë para  ngjarjeve zyrtare, një nga simbolet e qytetit – monumenti i Hristo Botevit – u  rikthye në vendin e tij. Në mars, monumenti u çmontua për restaurim, për të  cilin shteti ndau 700 000 leva (rreth 350 000 euro) . Nën vëzhgimin  e dhjetëra qytetarëve, figura metalike u vendos përsëri në piedestalin e saj.  Dhe Orkestra Frymore e qytetit iu bashkua spontanisht ngjarjes, duke  interpretuar marshin e dashur “Danubi i Qetë dhe i Bardhë”:  
“Jemi shumë të lumtur për faktin se monumenti  është tek ne, gati, i restauruar. Ky është një nga simbolet e qytetit, i cili  na ka munguar prej kohësh”, ndanë muzikantët para korrespondentes së Radios  Kombëtare Bullgare Iva Antonova. 
Përpiloi: Ivan Gergov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: vratsamuseum.com, Bashkia e Vracës, BTA, Iva Antonova
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..
Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reQeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër..
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është..
