Këngëtarët më të vegjël në Radion Kombëtare Bullgare - Grupi Vokal "Radiodeca" me dirigjente Ilina Todorova - mirëpresin verën dhe pushimet me një koncert në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare më 5 qershor. Në koncertin e titulluar "Përshëndetje, Pushime!", atyre do t'u bashkohen në skenë muzikantë të njohur. Të vegjël dhe të rritur së bashku do të prezantojnë, përveç titullit të ri në repertorin e grupit vokal - "Stinët", еdhe këngët e preferuara për fëmijë, përfshirë "Kohë këmbëzbathur"me muzikë dhe aranzhim të kompozitorit Aleksandër Brëzicov, dhe tekst nga Bogomill Gudev.
Për të ilustruar tëtalentin e fëmijëve nga Grupi “Radiodeca” ju ofrojmë këngën “Arlekino”.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkivMë 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”