Mbështetësit e partisë së përfaqësuar në parlament "Vëzrazhdane" u mblodhën para ndërtesës së Kuvendit Popullor, duke deklaruar mbështetjen e tyre për ruajtjen e levës bullgare dhe mbajtjen e një referendumi për euron, njofton BTA. Me britma "Vrasës" dhe "Dorëheqje", ata bllokuan trafikun në Bulevardin “Car Osvoboditel” para godinës së parlamentit.
Disa ditë më parë, kreu i partisë Kostadin Kostadinov bëri thirrje për bllokimin e parlamentit.
Atmosfera e protestës është e qetë - njerëzit fryjnë vuvuzela dhe fishkëllima, ndërsa deputetët hyjnë në Kuvendin Popullor për të filluar ditën plenare, njofton BGNES. "Polici e Sigurisë" dhe xhandarmëria ruajnë hyrjet e ndërtesës në mënyrë që ato të mos bllokohen nga protestuesit.
"Nga sot e tutje, nëse ky raport i rremë i konvergjencës është pozitiv, Banka Popullore Bullgare pushon së ekzistuari. Më pas vjen Asambleja Kombëtare", u tha Kostadin Kostadinov protestuesve, i cituar nga BTA. Sipas fjalëve të tij, sapo të na marrin paratë, do të na marrin edhe shtetin dhe Bullgaria do të pushtohet. Ai u bëri thirrje qytetarëve të organizohen dhe të dalin në protesta në mbështetje të levës dhe me kërkesë për referendum.
"Pas zgjedhjeve të paligjshme, çdo gjë tjetër është gënjeshtër. Sot, BE-ja kreu vetëvrasje para popullit bullgar. Ne duam të jetojmë të lirë", u tha të mbledhurve kryetari i Grupit Parlamentar së partisë "Veliçie", Ivelin Mihajllov.
Gazetarja Diljana Gajtanxhieva, e identifikuar nga gazetari investigativ Hristo Grozev si punonjëse e shërbimeve ruse, gjithashtu iu bashkua protestuesve dhe deklaroi: “Është një nder për mua të jem midis jush sepse duhet të tregojmë se jemi të fortë dhe se jemi të bashkuar. Duhet të tregojmë se do të luftojmë për të ardhmen tonë dhe do ta mbrojmë Bullgarinë.”
Lexoni më shumë mbi temën në publikimet e mëposhtme:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ivan Gergov
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme;..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka blerë 2053.2 kgar, njoftoi faqja e internetit e BNB-së. Blerja u bë pasi më 8 korrik Këshilli i BE-së miratoi një..