Mbështetësit e partisë së përfaqësuar në parlament "Vëzrazhdane" u mblodhën para ndërtesës së Kuvendit Popullor, duke deklaruar mbështetjen e tyre për ruajtjen e levës bullgare dhe mbajtjen e një referendumi për euron, njofton BTA. Me britma "Vrasës" dhe "Dorëheqje", ata bllokuan trafikun në Bulevardin “Car Osvoboditel” para godinës së parlamentit.
Disa ditë më parë, kreu i partisë Kostadin Kostadinov bëri thirrje për bllokimin e parlamentit.
Atmosfera e protestës është e qetë - njerëzit fryjnë vuvuzela dhe fishkëllima, ndërsa deputetët hyjnë në Kuvendin Popullor për të filluar ditën plenare, njofton BGNES. "Polici e Sigurisë" dhe xhandarmëria ruajnë hyrjet e ndërtesës në mënyrë që ato të mos bllokohen nga protestuesit.
"Nga sot e tutje, nëse ky raport i rremë i konvergjencës është pozitiv, Banka Popullore Bullgare pushon së ekzistuari. Më pas vjen Asambleja Kombëtare", u tha Kostadin Kostadinov protestuesve, i cituar nga BTA. Sipas fjalëve të tij, sapo të na marrin paratë, do të na marrin edhe shtetin dhe Bullgaria do të pushtohet. Ai u bëri thirrje qytetarëve të organizohen dhe të dalin në protesta në mbështetje të levës dhe me kërkesë për referendum.
"Pas zgjedhjeve të paligjshme, çdo gjë tjetër është gënjeshtër. Sot, BE-ja kreu vetëvrasje para popullit bullgar. Ne duam të jetojmë të lirë", u tha të mbledhurve kryetari i Grupit Parlamentar së partisë "Veliçie", Ivelin Mihajllov.
Gazetarja Diljana Gajtanxhieva, e identifikuar nga gazetari investigativ Hristo Grozev si punonjëse e shërbimeve ruse, gjithashtu iu bashkua protestuesve dhe deklaroi: “Është një nder për mua të jem midis jush sepse duhet të tregojmë se jemi të fortë dhe se jemi të bashkuar. Duhet të tregojmë se do të luftojmë për të ardhmen tonë dhe do ta mbrojmë Bullgarinë.”
Lexoni më shumë mbi temën në publikimet e mëposhtme:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ivan Gergov
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë Kostinbrod, raporton BTA. Garuesit nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Spanja do të përballen me pengesat..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë..