Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për të krijuar një Mekanizëm për Koordinimin e Monitorimit dhe Kontrollit në lidhje me vënien e euros në Bullgari, si një garanci shtesë për kalimin e qetë në monedhën e vetme evropiane. Qëllimi është monitorimi më efektiv i çmimeve para dhe pas vënies së euros dhe informimi i qytetarëve mbi këtë temë, identifikimi në kohë i praktikave të mundshme të padrejta tregtare, duke përfshirë konvertimin e gabuar të çmimeve nga leva në euro, dhe sanksionet për shkelësit.
Vendimi vjen në sfondin e raporteve të konvergjencës të KE-së dhe BQE-së të publikuara sot, sipas të cilave Bullgaria është gati të miratojë euron nga 1 janari 2026.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore..
Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..
Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë,..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në..
Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati..