Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Freski ngjyrash, shtëpi prej guri dhe histori nga e kaluara – një shëtitje në fshatin magjik Dolene

Foto: Veneta Nikollova

Në cepin më jugperëndimor të Bullgarisë, lart në malin Ograzhden, gjendemi në një copëz parajse të dalë nga përrallat – në fshatin magjepsës Dolene. Çdokush që vjen këtu mbetet i habitur, sepse pamja është shumë e pazakontë për shumicën e fshatrave bullgare – bar i kositur, vendpushime, ujëvara artificiale, tarraca panoramike dhe mbi të gjitha – lule, shumë lule.

Kalojmë një urë druri të përkulur mbi një përrua malor, shikojmë këndin dekorativ simpatik me një liqen të vogël dhe arrijmë në pjesën më të lartë të fshatit, ku është vendosur kisha e vjetër “Shën Maria”. Interesante është që kolonat e tempullit janë gjithashtu të zbukuruara me lule. Përveç kësaj, në të janë vendosur 12 imazhe të pëllumbave në formë vizatimesh ose figurinash të vogla.

E gjithë kjo freski e ngjyrave menaxhohet nga një familje e vetme. Para disa kohësh, sipërmarrësi Stefan Lipijski vendosi të ringjallë fshatin e braktisur, duke punësuar me shpenzime personale njerëz që restauruan një pjesë të shtëpive dhe mbushën tokat e braktisura me një shumëllojshmëri të pabesueshme lulesh. “Janë rreth 120 dynymë sipërfaqe e restauruar nga shekulli XVI dhe mbi 80 mijë lule, të renditura në mënyrë sistematike. Ky është një kombinim i historisë, botanikës, arkeologjisë dhe etnografisë” – shpjegon e reja Borisllava Lipijska dhe shton:

“Vendbanimi ishte fjalë për fjalë i shkatërruar. Kishin mbetur vetëm disa shtëpiza. Familja jonë e ka origjinën nga aty, rrënjët tona janë të gjitha atje. Dhe vendosëm të ruajmë atë që kishin lënë të parët tanë. Me ndihmën e bashkisë arritëm ta krijonim këtë vend dhe ta paraqisnim në një mënyrë pak më interesante. Aktualisht, aty jetojnë 4 banorë të përhershëm, ndërsa në të kaluarën kanë qenë rreth 4000 veta. Koncepti është ky – vendbanimi të ruhet në pamjen e tij sa më autentike, njerëzit ta vizitojnë dhe të largohen prej aty të pasuruar në çdo aspekt. Ne nuk ofrojmë mundësi për fjetje. Në fshatrat përreth ka shumë shtëpi pritjeje, me të cilat bashkëpunojmë dhe ua rekomandojmë mysafirëve tanë.” 

Në të kaluarën, banorët e fshatit Dolene shpikën kanale qumështi me tuba balte. Nëpërmjet tyre, qumështi nga kullotat malore rridhte poshtë dhe arrinte deri në lagjen “Paprata”. Tani, në këtë vend po krijohet “Shtëpia e bujqësisë” për demonstrimin e kësaj teknologjie. Degustimi i produkteve të qumështit të prodhuara në fshat dhe i frutave e perimeve të sapo këputura nga kopshtet është pjesë e atraksionit. Ideja e organizatorëve është ta shndërrojnë Dolenen në një fshat etnografik dhe një destinacion për turizëm festiv. Në disa vende janë krijuar skena të hapura, ku ftohen grupe folklorike ose artistë vendas për të prezantuar tradita të vjetra, si rituali për të larguar breshërin apo mbledhja e gaforreve për ditën e Shën Todorit.

“Kemi disa sektorë që janë të hapur për vizitorët, si për shembull i ashtuquajturi ‘Sredorek’ – vendbanimi më i vjetër, i krijuar në shekullin XVI,” – shpjegon Borisllava Lipijska. – “Kemi mbetje arkeologjike nga ajo kohë. Aty kanë jetuar shërues popullorë. Gjetëm një banor që edhe sot merret me bimë mjekësore dhe shërim tradicional. Me ndihmën e tij, po krijojmë ‘Shtëpinë e Bimëve Mjekësore’. Aty do të mund të shihni se si ka jetuar një shërues, metoda të lashta kurimi, ekstrakte bimore, tinktura dhe gjithashtu një kuzhinë me baza bimore që po e zhvillojmë.”

Për të shpëtuar fshatin nga një vërshim i pakontrolluar turistik gjatë muajve të ngarkuar, organizatorët kanë vendosur orar vizitash dhe tarifë hyrjeje.

Aty pranë do të gjeni edhe fshatra të tjerë piktoreskë, si dhe atraksione kulturore dhe pamje natyrore që të lënë pa frymë. Për to mund të lexoni këtu:
Foto: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja thyen rekordet në turizëm – çfarë i tërheq të huajt në kryeqytetin tonë?

"Rritet, por nuk plaket". Motoja e kryeqytetit tonë është vërtetuar me kalimin e kohës si plotësisht e vërtetë – Sofja po zhvillohet dhe po bëhet një qytet i bukur evropian pavarësisht problemeve që haset. Dhe po rritet jo vetëm në aspektin e..

botuar më 25-05-31 10.30.PD

Udhëtimet atraktive me trenat retro të Hekurudhave Shtetërore Bullgare janë një hit i padiskutueshëm turistik

Udhëtimet me lokomotiva me avull, të cilat BDZ (Hekurudhat Shtetërore Bullgare) i organizon me raste të ndryshme dhe festa për dashamirësit e trenave të vjetër, u bënë traditë. Treni që fishkëllen, që lëshon shumë avull dhe tym dhe bilbili i tij i..

botuar më 25-05-30 7.00.PD

Adrenalinë, pamje të bukura dhe një takim me historinë - ngjitje shkëmbinjsh në luginën e lumit Rusenski Llom

Kreshtat shkëmbore që mbivendosen mbi lumin Rusenski Llom dhe mëngët e tij Beli, Çerni dhe Mali Llom janë një magnet për dashamirësit e natyrës dhe kërkuesit e adrenalinës. E gjithë zona njihet si Pollomieto ose "Mali nën Rrafshnaltë". Gjatë..

botuar më 25-05-27 6.55.PD