Dega e Universitetit të qytetit bullgar Ruse në qytetin Taraklia të Moldavisë do të jetë në gjendje të pranojë deri në 150 të rinj me origjinë bullgare për trajnim në diplomat arsimore dhe kualifikuese "bachelor" dhe "master", si dhe 5 persona për gradën shkencore "doktor", njoftoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Qëllimi i ndryshimeve në Dekretin nr. 103/1993 është të përmbushë nevojat arsimore të atyre që jetojnë në rajon duke siguruar akses në arsim modern, të lartë evropian të cilësisë së nevojshme. Kjo do t'u garantojë atyre zhvillim të mirë personal dhe realizim profesional, dhe nga ana tjetër, do të forcojë më tej politikën bullgare të ndjekur ndaj diasporës bullgare në rajon. Dega në Taraklia është kyçe për ruajtjen e lidhjes midis Bullgarisë dhe komunitetit bullgar në Moldavi, gjë që kërkon si rritjen e kuotave të trajnimit, ashtu edhe kryerjen e provimeve në vend për të lehtësuar kandidatët.

Sipas Dekretit nr. 103 të Këshillit të Ministrave të vitit 1993 mbi zbatimin e aktiviteteve arsimore ndër bullgarët jashtë vendit, jepet mundësia për pranimin e gjithsej 2000 të rinjve nga diaspora.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mfa.bg
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore..