Potenciali inovativ dhe shkencor bullgar në bujqësi u prezantua nga Ministria e Bujqësisë dhe Akademia Bujqësore gjatë javës tematike "Nevojat e Jetës: Ushqimi, Veshjet dhe Strehimi", e cila zhvillohet nga 5 deri më 16 qershor në kuadrin e Ekspozitës Ndërkombëtare EXPO 2025 në Osaka të Japonisë. Prezantimi ynë përqendrohet në bujqësinë e qëndrueshme, përzgjedhjen e bimëve dhe zhvillimin e ushqimeve me vlerë të lartë, duke përfshirë ushqimet hapësinore.
"Bullgaria është një vend i vogël, por ka arritje të rëndësishme në fusha prioritare si seleksionimi i bimëve dhe prodhimi i ushqimeve hapësinore", theksoi zëvendësministrja e bujqësisë dhe ushqimit Llozana Vasileva në hapjen e aktivitetit në pavijonin bullgar.
U prezantuan edhe përzgjedhjet më të fundit të bimëve të Institutit të Kulturave Perimore “Marica” pranë Akademisë Bujqësore. Midis tyre janë varietetet e domateve "Zemër Rozë", "Zemër e Kuqe" dhe "Shkëlqim Rozë", të cilat konsiderohen ndër më të shijshmet në botë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mzh.government.bgNë fund të vitit 2024, kishte mbi 80 000 persona me pensione dhe shtesa të dhëna sipas rregulloreve evropiane dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Këta janë bullgarë që kanë punuar në 44 vende të BE-së..
“Të gjitha frikët për futjen e euros do të kapërcehen brenda një ose dy muajsh pas 1 janarit 2026, pas së cilës do të duhet të kombinojmë përfitimet.” Kjo u tha nga Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev në një takim informues mbi futjen e euros në..
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozon që nga viti i ardhshëm paga minimale të bëhet 1213 leva ose 620,20 euro – 136 leva më shumë se aktualisht (1077 leva), deklaroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, pas mbledhjes së..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes prezantoi hartën e parë interaktive të investimeve në Bullgari . Qëllimi i platformës është t'u ofrojë..
Rritja e ekonomisë kombëtare në tremujorin e dytë të vitit 2025 u përshpejtua me 3.5% në bazë vjetore. Sipas një analize nga Banka Kombëtare Bullgare -..