Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për ushqimin ritual në kulturën tonë tradicionale

Foto: BTA

Ushqimi ritual është pjesë e pandashme nga sistemi ritual i bullgarit. E në kalendarin e fshatit bullgar më shumë se një shekull më parë, ushqimi me mish ka qenë rrallë, në përgjithësi 4-5 herë në vit – Krishtlindje, Shën Gjergji, Shën Pjetër dhe peshku për Shën Nikollën. Prandaj dhënia e kurbanit është shndërruar në shenjë dalluese për gjithë territorin etnik bullgar, për të gjitha bashkësitë bullgare, kudo që të jenë ato. 

Tradita është ruajtur më së shumti për kurbanin që shpërndahet për festën e kishave dhe manastireve. Ndryshe nga kurbani tek myslimanët, tek të krishterët ortodoksë – si në Bullgari, në Maqedoninë e Veriut dhe në disa rajone të Serbisë dhe Greqisë së Veriut – ushqimi nuk shpërndahet, por duhet të ndahet, d.m.th. kurbani hahet, ndërsa njerëzit janë së bashku.



“Ritet flijuese në Ballkan janë që nga antikiteti i hershëm, por matrica e kurbanit është në krishterimin e hershëm – tryeza që shtrohet pas liturgjisë dhe që bashkësia e konsumon së bashku, kjo tryezë është quajtur ‘agapi’ (dashuri). Ndarja e ushqimit nga kurbani është një moment, në të cilin edhe të gjallët edhe të vdekurit janë në tryezën e përbashkët. Flijimi në nder të shenjtorit mbrojtës do të thotë që edhe ai është i pranishëm në tryezë. Dhe është e rëndësishme që përmes ushqimit në një vend të vetëm, ‘mbledhja’ e të gjallëve dhe të vdekurve krijon një traditë të përsëritshme, e cila ruhet çdo vit pasues” – shpjegon Prof. i Asociuar Petko Hristov nga Instituti Etnografik pranë ASHB, i cili studion traditën e kurbanit tek ne dhe tek bashkësitë bullgare jashtë vendit.

Studiuesit e kurbanit madje e përcaktojnë këtë ushqim si pjesë nga kungimi i përbashkët pas shërbesës në tempull, megjithëse ky akt nuk është pjesë nga kanoni kishtar. “Duke u mbledhur së bashku për të ngrënë këtë kurban, ne tregojmë se ende ekzistojmë dhe se jemi bashkësi” – përmbledh shkencëtari:

Prof. i Asociuar Petko Hristov

“Vetë pjesëmarrja në ritual edhe sot e kësaj dite tregon se jemi pjesë nga kjo bashkësi lokale, që është pjesë nga fshati ynë ose vendlindja jonë. Shumë interesante është se para 200 vjetësh, kur pas Luftës së Krimesë shumë bashkatdhetarë ikin në stepat e Ukrainës Jugore të sotme – bullgarët dhe gagauzët në Besarabi dhe në Ukrainë dhe Moldavi, ata e sjellin me vete këtë praktikë të kurbanit. Dhe ndryshe nga të gjithë ortodoksët përreth, ata vazhdojnë për festën e kishës të përgatisin këtë kurban dhe të ushqehen së bashku. Kjo atje është shndërruar në shenjë dalluese bullgare, d.m.th. ata që bëjnë kurban atje janë vetëm bullgarët dhe gagauzët.”



“Kurban është emërtimi në Dhiatën e Vjetër për flijimin e Abrahamit dhe kjo është fjalë nga gjuha e Krishtit, aramaishtja” – shton Prof. i Asociuar Petko Hristov për Radio Bullgarinë. Ka mënyra dhe receta të ndryshme për përgatitjen e kurbanit. Zakonisht flijohet qingj, ose dele për festat e vjeshtës. Por mund të jetë edhe viç për kurbanet e mëdha manastirore – ky flijim është më i madh. Rregulli megjithatë është që ky ushqim konsumohet në mënyrë të përbashkët, sepse kurbani është pjesë e rëndësishme nga procesi ritual.



“Ky flijim është në emër të shenjtorit-mbrojtës në disa rajone të Bullgarisë. Për shembull tek turlakët në zonën e Belogradçikut, Çiprovcit dhe në vende të tjera, ku rrjeti kishtar nuk ka qenë aq i zhvilluar në zonat malore, prandaj familjet në një fshat ndajnë festat më të rëndësishme liturgjike nga kalendari në pjesë dimërore dhe verore – për shembull Shën Nikolla dimëror dhe Shën Nikolla veror. Çdo familje ka pasur një shenjtor që ka qenë mbrojtës i familjes dhe i shtëpisë, por edhe i tokës që ata punojnë. Atje, në fushë, zakonisht ka kryq të kushtuar dhe dimrit bëjnë ritualin për shenjtorin në shtëpi, ndërsa verës – bëjnë kurban tek kryqi i kushtuar, duke ftuar edhe tërë fshatin atje.”

Studiuesi i traditës rituale jep shembull që e ka vëzhguar personalisht – si për kurban në majë të Kryqit të Shën Pjetrit, në pjesën më të lartë të fushës së Sofjes afër qytetit Dragoman, mblidhen njerëz nga nëntë fshatra përreth.

Maja Petrovski Krëst

“Dhe kuptimi është që të demonstrohet edhe për veten, edhe për të tjerët, ky identitet lokal me vendlindjen – vazhdon Prof. i Asociuar Petko Hristov – Kjo mund të shihet edhe sot e kësaj dite në fshatra të braktisura në Bullgari, në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbinë Lindore – ku edhe kur nuk ka asnjë banor në fshat, edhe kur vetë fshati nuk ekziston më, njerëzit mblidhen sërish për festën e kishës vendore, bëjnë panair dhe përgatisin kurban atje. 

Ditën tjetër njerëzit nuk janë më aty, por përmes traditës së kurbanit ata tregojnë se ende janë bashkësi, ende janë së bashku.”



Ushqimi ritual nuk është vetëm ngrënie dhe pirje, kuptimi është shumë më i thellë – pikërisht si përmes kësaj mbledhjeje dhe flijimit çdo vit, sërish e sërish, ndërtohet bashkësia lokale: “Duke parë ciklin kalendarik të fshatit para-modern bullgar, nuk janë shumë rastet kur familjet mblidhen së bashku, përfshirë edhe ato që janë shpërndarë, dhe kurbani është një nga momentet më të rëndësishme të tilla” – thekson shkencëtari dhe kthehet tek vëzhgime të tij interesante pranë Pernikut /rreth 30 km në jugperëndim të Sofjes/: “Mbi qytet ka dy fshatra që janë zhytur nën ujin e liqenit akumulues ‘Studena’ – fshati Krapec është zhytur i tëri, ndërsa fshati Popovo (për pak kohë quhej fshati Vitoshko) shtëpitë janë në breg, por ato janë të rrënuara, qëndrojnë vetëm themelet. 



Pas vitit 1990, kur iu kthyen pronat e shtetëzuara njerëzve, vendasit nuk kanë të drejtë të ndërtojnë. Dhe megjithatë, çdo vit mblidhen atje më 28 gusht, data e festës së Shën Mërisë së Madhe sipas kalendarit Julian. Në bregun e liqenit theret kurban dhe çdo familje sjell enë, në të cilat u hidhet nga ushqimi ritual. Njerëzit ushqehen sërish si bashkësi pranë mbetjeve të themeleve të shtëpisë së tyre të vjetër. Kjo respektohet nga këto familje tashmë pothuajse 30 vjet” – na rrëfeu Prof. i Asociuar Hristov, i cili ka kryer vëzhgimet e tij në kuadër të projektit “Diaspora në lëvizje”, i financuar nga Fondi për Kërkime Shkencore pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski


Foto: BTA, BGNES, Gergana Mançeva, kostinbrod.bg, Bulgariaontheroad.com, bansko.bg, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga marmelata e shalqinit e deri tek Dita e Dervishëve - cilat janë "Thesaret e gjalla njerëzore" të Bullgarisë

Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..

botuar më 24-12-12 7.35.PD
Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD