Lufta hibride ruse kundër Bullgarisë po intensifikohet, njoftoi në një konferencë për shtypin bashkëkryetari i Këshillit Atlantik të Bullgarisë, Doc. Momçill Dojçev, njoftoi BTA. “Kjo luftë po zhvillohet përmes trollëve, botëve dhe faqeve kërpudha, po përhapen informacione të rreme rreth luftës në Ukrainë”, tha ai.Sipas fjalëve të tij, kjo është pjesë e një tradite treshekullore të palës ruse që kryen operacione hibride subversive - ne po luftojmë mitet e ngulitura në arsimin tonë, duke spekuluar se Rusia është çlirimtare. Të ashtuquajturat ‘kopejkë’ pushtojnë hapësirën mediatike, duke marrë mbështetjen e heshtur nga një sërë institucionesh – përfshirë presidentin, parti, shërbime, Kishën Ortodokse Bullgareetj.. "Gjithnjë e më shpesh po vërejmë përpjekje që agresioni verbal të transferohet në fizik", tha edhe Mihaill Dojçev dhe lidhi këtë fenomen me partinë "Vëzrazhdane". Këshilli Atlantik ka analizuar rreth 50 mijë artikuj, të publikuar gjatë 4 viteve në faqen "Pogled.info". Mbi 23 mijë prej tyre janë ripublikuar nga mediat ruse, kryesisht subjekte të sanksioneve të BE-së," njoftoi tjetri bashkëkryetar i Këshillit Atlantik, Ivan Ançev. Ai shtoi se do të dërgohet sinjal te Komisioni Rregullator i Komunikimeve, Agjencia Kombëtare e Sigurisë Shtetërore (DANS) dhe Prokuroria me të dhënat nga studimi. "Armiku nuk është më para derës, por është brenda shtëpisë sonë," përfundoi ai.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..
Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi. Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi..