30 vjet më parë, ndërtesa madhështore e Reichstagut në Berlin u vesh me pëlhurë argjendi në një nga aksionet më spektakolare nga artisti me origjinë bullgare Kristo (Christo Javacheff) dhe gruaja e tij Jeanne-Claude. Tani një instalacion ndriçues e ringjall këtë ngjarje, raportoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Deri më 20 qershor, pas perëndimit të diellit, në fasadën e Reichstagut, njëzet e katër projektorë të fuqishëm të montuar në skela riprodhojnë një imazh të mbështjelljes së argjendtë të parlamentit gjerman nga viti 1995. Festimi i 30-vjetorit synon të "bashkojë të gjithë ata që jetojnë dhe е vizitojnë këtë qytet për të përkujtuar atë që ndodhi në atë kohë", vërejnë organizatorët.
Ideja origjinale e dyshes artistike me famë botërore Christo dhe Jeanne-Claude përfshinte 110 000 metra katrorë pëlhurë argjendi që mbështillte plotësisht ndërtesën e parlamentit. U deshën më shumë se njëzet vjet që ideja mbresëlënëse të shihte dritën e ditës. Zbatimi u parapri nga debate të nxehta në qarqet politike, përpara se të bëhej një sukses i madh për bullgarin e njohur ndërkombëtarisht.
Më 13 qershor të këtij viti, Christo dhe Jeanne-Claude do të mbushnin 90 vjeç, dhe tre nga projektet e tyre më të mëdha festojnë përvjetorë. Këto janë "Portat" në Nju Jork, e krijuar në vitin 2005, mbështjellja e Rajhstagut (që nga viti 1995) dhe ajo e urës më të vjetër në Paris - Pont-Neuf (që nga viti 1985).
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: AFP, DPA, EPA/BGNES,АP/BТА
Më 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të Kuvendit Popullor. Traktati i Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i..
Është e Diela e të Lidhurit të Djathit . Sipas traditës ortodokse, dita kremtohet çdo vit në prag të Kreshmës së Madhe, kur të krishterët falin njëri-tjetrin. Kjo është dita e fundit para kreshmës, në të cilën besimtarët mund të konsumojnë bulmetra..
Dita e Shpirtrave, ose Dita e të Vdekurve, është një ditë e rëndësishme për shumë të krishterë. Në këtë ditë kujtojmë të afërmit dhe të dashurit e ndjerë. Kjo është e para nga tre Ditët e Shpirtrave të vitit, e cila është quajtur nga populli..