Evakuimi i qytetarëve bullgarë dhe të huaj nga Izraeli u planifikua me kujdes nga diplomatët tanë në Sofje dhe ata në terren, njoftoi Kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së qeverisë, raportoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Herët këtë mëngjes, 148 persona, nga të cilët 89 janë bullgarë, mbërritën në Aeroportin “Vasill Levski” të Sofjes.
“Qytetarë, punonjës, njerëz nga të gjitha profesionet, si dhe diplomatë - dua të falënderoj veçanërisht Ministrinë e Jashtme, si dhe diplomatët bullgarë, shërbimet bullgare”, tha Kryeministri.
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev shpjegoi se rruga nga Izraeli nëpërmjet Egjiptit ishte e preferuar në vend të asaj nëpërmjet Jordanisë.
“Siguria ishte shumë e rëndësishme, sepse bombardimet po ndodhin në territorin izraelit dhe ne duhej të garantonim rrugën më të sigurt të mundshme për automjetet me të evakuuarit”, tha Ministri. Ai shtoi se linjat telefonike të emergjencës dhe qendra e koordinimit vazhdojnë të punojnë për ata që kanë nevojë për ndihmë “në këtë situatë shumë të ndërlikuar që ne do të vazhdojmë ta monitorojmë”.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNESTë premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para..