Evakuimi i qytetarëve bullgarë dhe të huaj nga Izraeli u planifikua me kujdes nga diplomatët tanë në Sofje dhe ata në terren, njoftoi Kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së qeverisë, raportoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Herët këtë mëngjes, 148 persona, nga të cilët 89 janë bullgarë, mbërritën në Aeroportin “Vasill Levski” të Sofjes.
“Qytetarë, punonjës, njerëz nga të gjitha profesionet, si dhe diplomatë - dua të falënderoj veçanërisht Ministrinë e Jashtme, si dhe diplomatët bullgarë, shërbimet bullgare”, tha Kryeministri.
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev shpjegoi se rruga nga Izraeli nëpërmjet Egjiptit ishte e preferuar në vend të asaj nëpërmjet Jordanisë.
“Siguria ishte shumë e rëndësishme, sepse bombardimet po ndodhin në territorin izraelit dhe ne duhej të garantonim rrugën më të sigurt të mundshme për automjetet me të evakuuarit”, tha Ministri. Ai shtoi se linjat telefonike të emergjencës dhe qendra e koordinimit vazhdojnë të punojnë për ata që kanë nevojë për ndihmë “në këtë situatë shumë të ndërlikuar që ne do të vazhdojmë ta monitorojmë”.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNESRumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të bëjnë punë shtetërore me makina personale, unë do të jem në solidaritet me ta", e justifikoi ai..
Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë vizitës së tij në Shkup më 14 tetor. Deklaratat kishin të bënin me vlerësime të papranueshme të bëra..
Me rastin e festës së aviacionit dhe Forcave Ajrore Bullgare, sot, më 16 tetor, në orën 09:00, do të vendosen lule dhe kurora në Monumentin e Aviatorit, në Rrugicën e Aviatorit pranë Asamblesë Kombëtare në kryeqytet, njofton Ministria e Mbrojtjes...
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi...
Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Në orët e mëngjesit, do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në vende..