Gjatë afërsisht dy viteve të ekzistencës së tij, grupi JazzBoree u bë i njohur për stilin e tij origjinal. Vetë emri i formacionit flet për simbiozën midis xhazit dhe folklorit, kryesisht bullgar.
Pianisti Boris Petkov aranzhon si këngë popullore autentike, ashtu edhe muzikë origjinale me bazë folklorike të krijuar nga Savina, këngëtarja në grup. Ajo thekson se folklori bullgar i përket popullit dhe nuk mund të bëhet fjalë për autorësi, sepse buron nga traditat dhe zakonet.
Duke punuar mbi albumin e tyre debutues, muzikantët paraqesin interpretimin e tyre të një kënge të njohur - "Një brumbull u ul mbi një ferrë". Savina tregon historinë e saj interesante:
"Kënga "Një brumbull u ul mbi një ferrë" interpretohet nga këngëtari popullor Pavell Sirakov, dhe në vitin 2018 mbushi një shekull. Pavell Sirakov është fëmijë muzikantësh - gjyshi i tij bënte instrumente. Si fëmijë, Paveli i luante veglës muzikore bullgare gëdullka të bërë nga gjyshi i tij.
Një ditë ai po qëndronte para shtëpisë së tij, në stolin jashtë, dhe para shtëpisë së tyre ishin kisha dhe sheshi, ku i gjithë fshati mblidhej për festë. Ndërsa ai po qëndronte, disa djem më të mëdhenj kaluan në rrugë dhe i thanë Pavelit të shkonte të luante pak për ta, për të kërcyer pak. Paveli, sigurisht, shkoi, ata qëndronin në oborrin e kishës, ai i luante gëdullkës, dhe ata - kërcenin. Po doli prifti, shumë i zemëruar, dhe filloi t'i qortojë sepse ishte Kreshmë - dhe gjatë Kreshmëve kisha nuk lejon argëtime. Më të mëdhenjtë filluan të vrapojnë, Paveli gjithashtu vraponte, por për shkak se ishte i vogël, ai ra në një pellg duke e thyer instrumentin e tij. Djali e përjetoi shumë keq. Ai shkoi në shtëpi duke qarë... Gjyshi i tij, për ta qetësuar, i tregoi atij: "Qetësohu, bir, do të të bëj një instrument tjetër! Mos u mërzit! Dhe do të të këndoj një këngë për një brumbull, që të buzëqeshësh pak." Paveli u qetësua, gjyshi i tij i këndoi vetëm një varg të kësaj kënge dhe ajo mbeti në mendjen e Pavell Sirakovit për gjithmonë. Dhe kur ai ishte në një moshë më të vetëdijshme, kur gjyshi i tij nuk ishte më i gjallë, vendosi ta ringjallte këtë këngë dhe të përfundonte pjesën tjetër të tekstit dhe, sigurisht, melodinë kryesore. Dhe kur e kishte gati, filloi ta interpretonte këtë këngë në çdo aktivitet. Kështu, kënga "Një brumbull u ul mbi një ferrë" u bë e famshme, me regjistrime të shumta në Radion Kombëtare Bullgare, me performanca të shumta nga artistë të ndryshëm, dhe madje edhe sot e kësaj dite me performancën tonë. Pra, kjo është një këngë e shkëlqyer!"
Foto: Facebook/JazzBoree
Dy këngëtarë - Bojana Karpatova dhe Boris Hristov - bashkohen për një këngë dueti të titulluar "Ndërsa je këtu". Bojana vetë shkroi muzikën dhe tekstin, aranzhimi është nga Artur Nadosjan. Ja çfarë thonë artistët për mesazhin e këngës: "Koha..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR